Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kapsula kohore në ditët e epidemisë

Shkrimtari Georgi Gospodinov: Kemi nevojë për strehime "kohore" dhe një prej tyre janë librat

Foto: BGNES

Tani kur skenat janë vetëm virtuale, edhe shkrimtarët janë në pjesën e qetë dhe të heshtur të krizës. “Ana më e bukur e shkrimit” – takimi me lexuesit, tashti është vetëm një kujtim dhe shpresë”, por “fjalët janë të përjetshme dhe mund të arrijnë tek njerëzit kur të vijë koha” – këto janë fjalë të një prej shkrimtarëve më të lexuar bashkëkohorë bullgarë Georgi Gospodinov. Ai beson se duke shkruar krijuesi fut në veprat e veta frikët dhe shpresat e veta dhe në këtë mënyrë shkarkohet nga shqetësimet për atë që do të vijë. 

“Sapo mbarova një roman. Shpresoj se të gjithë që dëshirojnë do të mund ta lexojnë së shpejti. Atje kam shkruar për përjetimet e mia. Puna jonë me të vërtetë është lidhur me të panjohurën. Ne duhet ta ndiejmë së pari shqetësimin që po vjen. Ky virus do t’i ndryshojë në ndonjë mënyrë të gjitha historitë dhe librat tanë./.../ Po të hedhim një shikim prapa do të shohim se ka pasur ndonjë paralajmërim, ndonjë shenjë. Ky nuk është apokalipsi i parë, të cilin e ka përjetuar njerëzimi. Vetë ne në plan biografik e kemi përjetuar apokalipsin tonë personal, më të madh, ose më të vogël. Dhe kjo që mbetet në fund të fundit shndërrohet në një histori.

Thonë se pas 11 shtatorit 2001 shumë njerëz kanë kërkuar qetësim dhe kuptim në artin e mjeshtërve të vjetër, në veprat klasike, në muze dhe teatro, vuri në dukje në një intervistë për BNR shkrimtari. Siç dikur kemi pasur strehim nga bombat, ashtu tani duhet të kemi strehime "kohore". Dhe një prej këtyre strehimeve janë librat.”  

Pasi kriza e tanishme kalon do të vijë një krizë tjetër, më e madhja, e padukshmja, kriza e shterimit të kuptimit, vë në dukje Georgi Gospodinov.“Çështja është se si do të dalim nga ajo – është e sigurt se do të jemi më të varfër, por të paktën të jemi më humanë – ky variant nuk është aspak i keq” – thotë shkrimtari dhe shton: 

“Mendoj se kriza na thotë: përuluni pak dhe merruni me atë që mund ta bëni vetë – izolohuni në shkrim, në mendimet tuaja, në bisedimet me të afërmit...Të gjithë ne që ankoheshim se sa të angazhuar ishim, tani mund të themi se kemi kohë, por tani kjo kohë mund të bëhet problem, sepse njeriu nuk e di se çfarë të bëjë me kaq shumë kohë, çfarë të bëjë me vetveten. Kjo do të jeta sfida. Ne nuk jemi mësuar të jemi me vetveten. Do të duhet ta lexojmë vetveten dhe për këtë do të na ndihmojë letërsia. Duke lexuar një libër, njeriu nuk e lexon thjeshtë librin, ai i lexon shqetësimet dhe frikët e veta. Në një moment të tillë njeriu e vlerëson botën në një mënyrë tjetër më të ndryshme...”

Sipas shkrimtarit ndryshimi i mënyrës sonë të jetesës në momentin e tanishëm na bën që ta shohim veten tonë, të tërhiqimi në të kaluarën, që të gjejmë një vend të fortë, ku të mbështetemi. Mirëpo, a është kjo zgjidhja e problemit?”

“Në çdo krizë fshihet risia e cila do të lindë. Nga njëra anë nuk do të jemi të njëjtë dhe bota nuk do të jetë e njëjtë. Në Eklesiast është thënë – ka kohë për t’u përqafuar dhe ka kohë që të mos përqafohemi. Ka kohë për gjithçka nën qiell. Papritmas ne kuptojmë se duhet të kthehemi në kohën e përqafimeve dhe do të kemi frikë nga kjo, do të kemi frikë për ta afruar njeriun pranë nesh, për ta prekur dhe është me rëndësi ta përballojmë këtë frikë. Gjërat kryesore nga koha para krizës, të cilat duhet t‘i transferojmë duhet t’i vendosim që tani në një valixhe në një “time-kapsulë” dhe t’i marrim me vete.”   

Përpiloi: Darina Grigorova (intervistën e mori Bojana Andreeva, BNR-Horizont)

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkencëtarët dhe gjuhëtarët kujtuan në Caribrod histori të bullgarëve të rëndësishëm në Serbi

Forumi shkencor ndërkombëtar "Urat kulturore: histori të bullgarëve të rëndësishëm në Serbi" u mbajt në fund të qershorit në gjimnazin "Shën Kirill dhe Metodij" në Caribrod. Ngjarja u realizua me mbështetjen financiare të Ministrisë së Arsimit dhe..

botuar më 24-07-04 7.30.PD

Lektoratet e gjuhës bullgare luajnë një rol të rëndësishëm në "ndezjen" e interesit drejt Bullgarisë në mbarë botën

Mbi 30 studiues të gjuhës bullgare nga njëmbëdhjetë vende u mblodhën në një forum dyditor në Sofje dhe Plovdiv, kushtuar alfabetit cirilik, për të prezantuar arritjet e tyre më të fundit në studimin e veprës së Kirilit dhe Metodit dhe për të kujtuar se..

botuar më 24-07-03 7.30.PD
Foto: Facebook / Fakulteti Juridik i Universitetit të Sofjes

Gjuha e së drejtës evropiane është baza e programit më të vjetër të specializuar të masterit në Bullgari

Gjatë fushatës së sivjetshme të kandidatëve për studentë, pyetja cila do të jetë diploma më e dëshiruar në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" sikurse është retorike. Për katër vitet e fundit, zgjedhja numër një e studentëve të ardhshëm..

botuar më 24-06-25 7.10.PD