Madje pas kulmit të epidemisë së Covid-19, kur shumë njerëz tashmë do ta kenë kaluar sëmundjen dhe do të kemi imunitet kolektiv, akoma disa muaj me radhë do të duhet të respektojmë disa prej masave kundër epidemisë, do të duhet të jemi më të kujdesshëm kur përdorim transportin urban, kur vizitojmë dyqane dhe hapësira të tjera publike. Ky është mendimi i një nga specialistët prijës në fushën e imunologjisë dhe alergologjisë në Bullgari – akademik Bogdan Petrunov, i cili dha intervistë për BNR.
Në vigjiljen e Pashkëve ortodokse me diellin që na provokon të dalim jashtë, ju ofrojmë disa këshilla të dhëna nga ekspertët bullgarë posaçërisht për dëgjuesit dhe lexuesit të BNR-së. Ato do të na ndihmojnë në kushtet e pandemisë t’i mbajmë viruset larg, të mbrojmë shëndetin tonë dhe shëndetin e të afërmve.
Para disa ditësh në Bullgari ishte lëshuar urdhëresë, e cila na detyron të mbajmë maska deri më 26 prill gjithmonë kur ndodhemi në vende publike. Kjo është një masë e rëndësishme kundër përhapjes së sëmundjes, sepse më të rrezikshëm janë njerëzit, të cilët transmetojnë virusin pa pasur simptoma dhe pa ditur se janë mbartës të tij, shpjegoi docentja Rosica Vaçeva, e cila është kryetarja e Asociacionit Bullgar për Parandalimin dhe Kontrollin e Infeksioneve Nozokomiale dhe shefja e Laboratorit të Mikrobiologjisë dhe Virusologjisë pranë Spitalit Universitar “Mbretëresha Joana” në Sofje.
Docentja Vaçeva është kategorike se është mirë të mbajmë maska gjithmonë kur dalim jashtë shtëpisë – kur dalim në Pazar, kur udhëtojmë në autobus, kur shkojmë në dyqane apo farmaci, kur komunikojmë.
Mund të spërkatim pika të infektuara jo vetëm kur teshtijmë ose kollitemi, por edhe kur flasim. Dhe ato mund të thithen nga njeriu, i cili qëndron pranë, paralajmëron docentja Vaçeva, duke shpjeguar:
„Gjithashtu duhet të dini se kur përdorni maskë, pasi e vendosni në fytyrë, nuk duhet të prekni anën e saj të jashtme. Nuk duhet ta hiqni kur flitni. Ajo është pa efekt kur qëndron në qafë. Kur dëshirojmë ta heqim atë, duhet të prekim vetëm llastikun apo lidhëset, me të cilat ajo fiksohet dhe duhet ta heqim në kosh në se është për përdorim të njëhershëm”.
Diçka tjetër, të cilën nuk duhet ta harrojmë është higjiena e duarve – t’i lajmë ato shpesh me sapun dhe t’i dezinfektojmë. Për të qenë sa më efektiv dezinfektuesi, e vendosim atë mbi duar të thata dhe pastaj e fërkojmë në vazhdim të 20-30 sekondash. Pastaj ato nuk fshihen dhe nuklahen, por lihen të thahen.
Por për t’u mbrojtur nga viruset – jo vetëm nga Covid-19, por nga të gjitha të tjerat, duhet të punojmë mbi forcimin e imunitetit tonë natyror. Dhe si mund ta arrijmë këtë? Ja çfarë përgjigjet akademiku Bogdan Petrunov:
„Në vend të parë duhet të kujdesemi për pastërtinë e ajrit që thithim. Përveç kësaj me rëndësi është të ushtrojmë sporte, pavarësisht nga mosha, dhe të hamë ushqim cilësor – të larmishëm dheme vlera të plota. Në këtë periudhë, në të cilën po ndodhemi në asnjë mënyrë nuk duhet të ushqehemi sipas rregullave të vegjetarianëve apo veganëve, sepse në këtë mënyrë nuk do t’ju mjaftojnë aminoacidet dhe proteinat cilësorë, kurse pikërisht ata hyjnë në përbërjen e antitrupave, të cilët janë aq të rëndësishëm për imunitetin”.
Kur njëherë i kuptojmë mirë këto këshilla dhe kur ato bëhen pjesë e ditës sonë të zakonshme, atëherë do të rritim dukshëm cilësinë e jetës sonë dhe më rrallë do t’u drejtohemi për ndihmë mjekëve.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Foto: BNR
Ekspozita udhëtuese “90 vjet BNR – radioja e brezave të bullgarëve” mund të shihet tashmë edhe në Burgas. Arsyeja është gjithashtu edhe ditëlindja e BNR-Burgas – në fund të majit mbushen 13 vjet nga krijimi i medias rajonale. Ekspozita, e vendosur në..
Me një koncert të madh, nxënësit e Shkollës Bullgare të së Dielës “Pejo Javorov” në Bruksel do të shënojnë fundin e vitit shkollor dhe festën më bullgare - Ditën e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, të Alfabetit Bullgar, Arsimit dhe Kulturës,..
Ideja e një referendumi për euron mbështetet nga 63.3% e bullgarëve kundrejt 35.3% që janë "kundër". Kjo tregohet nga një sondazh i pavarur nga agjencia sociologjike "Mjara", i kryer midis 10 dhe 13 majit midis 803 personave dhe që përfaqëson..
Sivjet Dita e Fëmijëve ka një përvjetor - 1 qershori 2025 shënon saktësisht 100 vjet që nga shpallja e datës për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Kjo..
Vraca dhe rajoni janë vendosur vitet e fundit si qendra ekonomike e rajonit Veriperëndimor të Bullgarisë. Sipas të dhënave më të fundit nga..
Ministria e Turizmit hapi sezonin turistik veror për vitin 2025 me një ngjarje frymëzuese në Pomorie - një qytet që kombinon detin, historinë,..