Ministria e Turizmit hapi sezonin turistik veror për vitin 2025 me një ngjarje frymëzuese në Pomorie - një qytet që kombinon detin, historinë, kulturën dhe mundësitë për balneologji dhe turizëm SPA."Një fillim ndryshe për verën e vitit 2025! Paç fat të gjithëve në turizëm - le të jetë një verë për t'u mbajtur mend! Faleminderit mijëra njerëzve që ishin me ne në koncertin në Pomorie", tha ministri i turizmit Mirosllav Borshosh në hapjen zyrtare.
Në sfondin e perëndimit të diellit dhe zhurmës së valëve të detit, në plazhin jugor të Pomorie u prezantua premiera e këngës "I lirë" - kënga e re nga Stefan Vëlldobrev dhe "Të dyshuarit e zakonshëm", e cila përcaktoi tonin për verën e vitit 2025.
Pjesa zyrtare përfshinte ngritjen e Flamurit Kombëtar të Bullgarisë dhe Flamurit Blu të Portit të Peshkimit, si shenjë e standardeve të larta mjedisore dhe praktikave të qëndrueshme në turizëm. U organizua gjithashtu një mëngjes informal për trupin diplomatik, i ndjekur nga një turne në atraksionet turistike të qytetit, duke përfshirë Varrin Trak me Kupolë dhe Muzeun e Kripës.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: tourism.government.bg
Festivali “Vera në Qytetin e Vjetër” do të prezantojë trashëgiminë kulinare të qytetit të Plovdivit më 28 gusht në lulishten pas xhamisë Xhumaja. Shef kuzhine Rosen Çakërov dhe laboratori i tij kulinar “Zhivodar” do të paraqesin formatin “Shija e së..
Një festival ndërkombëtar i ushqimeve tradicionale do të mbahet më 30 dhe 31 gusht pranë Varnës – në “Parkun Historik”, në fshatin Neofit Rilski. Në kuadër të festivalit do të nderohet edhe festa e pjellorisë SabantuJ, që banorët e Tatarstanit dhe..
Procesi i plakjes së popullsisë bullgare vazhdon të thellohet, deklaroi Ministria e Punës dhe Politikës Çështjeve Sociale në një njoftim për shtyp. Të dhënat janë nga raporti për vitet 2023 - 2024 mbi zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Jetën Aktive..
Një festival ndërkombëtar i ushqimeve tradicionale do të mbahet më 30 dhe 31 gusht pranë Varnës – në “Parkun Historik”, në fshatin Neofit Rilski. Në..
Procesi i plakjes së popullsisë bullgare vazhdon të thellohet, deklaroi Ministria e Punës dhe Politikës Çështjeve Sociale në një njoftim për shtyp. Të..
Plazh, dallgë, det dhe qiell blu pa re. Por që pushimet të mbeten të qeta dhe tërheqëse, secili duhet të jetë mirë i informuar edhe për rreziqet që fshihen..