Me 0.5% është rritur papunësia e regjistruar në Bullgari gjatë muajit mars 2020 dhe aktualisht është 6.7%, konstatoi Agjencia e Punësimit. Vetëm pas 13 marsit, kur u shpall gjendja e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë, janë regjistruar 26 300 të papunë, 14 500 prej të cilëve kanë shënuar si shkak për t’u mbetur pa punë krizën e koronavirusit. Të papunët e rinj janë kryesisht punonjës në sektorët “hotele”, “restorante”, “tregti” dhe “industria përpunuese”. Ndërkaq, pas 13 marsit ka rritje të kërkimit të kujdestareve për fëmijë, infermiereve, asistentëve personalë dhe shëndetësorë. Kërkohet gjithashtu personel për call qendrat, arkëtarë dhe shitës në ushqimore.
Bullgaria mbështet misionin fisnik të OKB-së dhe politikat e zhvillimit, jo konfliktet ushtarake për të përcaktuar të ardhmen e njerëzimit. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres..
Me iniciativën e Këshillit të Evropës, Dita Evropiane e Gjuhëve festohet çdo vit më 26 shtator. Nisma, e mbështetur nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës, synon të promovojë diversitetin kulturor dhe të stimulojë mësimin e gjuhëve. Gjatë..
Të enjten do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga lindja, në Bullgarinë Lindore deri mesatare nga juglindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26° dhe 31°, në Sofje rreth 27°. Në zonat malore do të jetë..
Nëse zgjedhjet janë sot, 7 janë pjesëmarrësit e sigurt në parlamentin e ardhshëm. Këtë e tregon një sondazh sociologjik i Agjencisë “Trend”, i..
Në fillimin e sotëm të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme parlamentare të 27 tetorit, ushtruesi i detyrës së..
Seanca e fundit e Legjislaturës së 50-të të Kuvendit Popullor përfundoi me skandal mesnatën para 27 shtatorit. Në orët e fundit para se të shkonin në..