Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të Enjten e Madhe Krishti themeloi sakramentin e Eukaristisë

Foto: Darina Grigorova

Të Enjten e Madhe, e cila sipas traditës së dikurshme hebraike ka filluar pas perëndimit të diellit të ditës së mëparshme, Kisha shënon disa ngjarje të rëndësishme.Para darkës si shenjë përuljeje Shpëtimtari ka larë këmbët e nxënësve të vet. Pas kësaj në Darkën e Fundit me apostujt ai ka themeluar sakramentin e Eukaristisë (kungata). Shpëtimtari ka marrë bukë, e ka bekuar, e ka ndarë, ua ka shpërndarë nxënësve të vet dhe ka thënë: “Merrni, hani, ky është trupi im...” Pas kësaj ka ngritur gotën dhe ka thënë: “Pini prej saj që të gjithë. Kjo është Dhiata e Re në Gjakun Tim...”

Pas kungimit Krishti ka shkuar për t’u lutur në Kopshtin e Getsimanit, ku është tradhtuar nga Juda për 30 monedha argjendi.Kisha e shënon këtë ditë me një shugurim dhe me leximin e 12 ungjijve të apostujve Joan, Matej, Marku dhe Luka.

Sot është dita e parë para festës së Pashkës, në të cilën sipas traditës bullgare ngjyrosen vezët dhe gatuhet brumi për kulaçet e Pashkëve. Në të kaluarën ka pasur vetëm vezë të kuqe, të ngjyrosura me bojëra natyrale – si simbol i gjakut të Krishtit dhe i Ringjalljes së tij. Sot vezët e Pashkëve janë me ngjyra më të ndryshme, por sipas traditës e para gjithmonë e kuqe. Pikërisht këtë vezë të krishterët e sjellin në tempull para fillimit të shërbesave fetare.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ikona më e vjetër në Bullgari është me imazhet e Shën Gjergjit dhe Shën Dhimitrit

Në besimet popullore, Shën Gjergji është vëllai binjak më i vogël i Shën Dhimitrit. Etnografët i përshkruajnë ata si imazhe të kristianizuara të heronjve mitikë. Të fortë, të shkathët dhe të shpejtë, ata janë fitimtarë, duke kërcyer mbi male dhe dete,..

botuar më 25-05-06 5.55.PD
Monumenti i Pavell Bobekov në qendrën e qytetit Panagjurishte

Pavell Bobekov dhe gramatika e Kryengritjes së Prillit

Bullgaria shënon 149 vjetorin e Kryengritjes së Prillit – një ngjarje që çoi në çlirimin e Bullgarisë pas pothuajse pesë shekujsh sundimi osman. Sot, gati një shekull e gjysmë më vonë, nuk duhet të harrojmë se çdo pjesëmarrës në Kryengritjen e..

botuar më 25-05-01 6.55.PD

Dollnosllav - qytetërimi i harruar, më i vjetër se Troja dhe bashkëkohës i Shumerit

Tetë mijë vjet më parë, në zonën e fshatit të sotëm bullgar Dollnosllav, lindi një nga kulturat më misterioze në Ballkan. Në rajonin e qytetit Asenovgrad të shtrirë midis fushës dhe malit, arkeologët zbuluan tuma vendbanimesh me gjurmë të jetës..

botuar më 25-04-26 8.25.PD