Të lutemi në shtëpi, për këtë bëri apel Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare. Megjithatë tempujt ortodoksë mbeten të hapur, si gjatë Javës së Madhe, ashtu dhe gjatë Pashkëve, por të gjitha shërbimet fetare zhvillohen duke u respektuar strikt kërkesat e Shtabit Operativ Kombëtar për luftimin e koronavirusit.
Të gjithë besimtarët që do të mbeten në shtëpi, do të kenë mundësinë t’i ndjekin liturgjitë online. Fillimi u vu Të Shtunën e Ngjalljes së Llazarit dhe në Ditën e Dafinave, kur në faqen zyrtare në Facebook të Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare u organizua ndjekje në masë e shërbimeve në katedralen patriarkale “Shën Aleksandër Nevski”.
Mitropoliti i Varnës dhe i Presllavit të Madh Joan bëri të ditur se të gjitha shërbesat në tempujt për Pashkët do të transmetohen online në faqen e Mitropolisë në Facebook.
“I drejtoj lutje popullit bullgar për të mos kaluar nën savan dhe të mos e puthë” - vuri në dukje ai para Radios Kombëtare Bullgare.
Edhe Manastiri i Trojanit “Fjetja e Shën Mërisë” bëri të ditur se shërbimet fetare me rastin e Pashkëve mund të shihen online, përsëri me anë të Facebook.
Manastiri është themeluar në fillim të shekullit të XVII nga disa murgj, të cilët kanë sjellë në “Ballkanin e Trojanit” një ikonë çudibërëse të Shën Mërisë. Ky është manastiri i tretë për nga madhësia në Bullgari dhe është një vend tërheqës për besimtarët, jo vetëm gjatë festave.
Katedralja “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” në Burgas gjithashtu do të transmetojë online ritualet kishtare Të Enjten e Madhe gjatë të gjitha ditëve të Pashkëve.
Njerëzit të cilët nuk kanë akses në internet do të mund t’i ndjekin shërbimet e Pashkëve me anë të programit kombëtar të Radios Kombëtare Bullgare “Horizont”.
Sipas traditës Televizioni Kombëtar Bullgar gjithashtu do të transmetojë live liturgjinë festive me rastin e Pashkëve në tempullin “Aleksandër Nevski”, si në eter, ashtu dhe online në sajtin e vet.
Shërbime kishtare zhvillohen tërë javën edhe në tempujt e tjerë ortodoksë në vend.
Në të gjitha kishat ortodokse respektohen masat parandaluese kundër përhapjes së infeksionit të Covid-19:
Priftërinjtë do t’i zhvillojnë shërbimet pa maska, sepse do të jenë në altar në një distancë të parrezikshme për njerëzit. Nuk është lejuar shitja e luleve dhe qirinjve afër kishave. Në tempuj policët do të hyjnë vetëm në rast domosdoshmërie. Policia do të ruajë të gjitha 4000 kishat dhe manastiret në vend.
Të gjitha institucionet e angazhuara në luftimin e virusit u bëjnë thirrje qytetarëve për t’i festuar Pashkët në shtëpi dhe të pakësojnë deri në minimum kontaktet e veta.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BTA dhe BGNES
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..