Në kohën e izolimit social të dobësojmë virusin me artin. Ky është detyra aktuale e qindra krijuesve bullgarë që punojnë si në vend, ashtu edhe në botë. Pandemia e COVID-19 provokoi përgjigjen krijuese të njërës prej institucioneve më autoritetshme shtetërore – Ministrisë së Punëve të Jashtme. Nga 22 mars Instituti Kulturor Shtetëror pranë ministrisë nisi një iniciativë online #MBETENI NË SHTËPI ME ARTIN.
Në kuadrin e saj në rrjetet sociale para publikut të gjerë prezantohen disa prej veprave më të çmueshme të cilat me teknikat e artit figurativ interpretojnë temën për shtëpinë. Shumë prej tyre janë vepër të mjeshtërve të njohur bullgarë nga mesi i shekullit të kaluar. Tablotë shoqërohen me përshkrim të shkurtër të fatit të tyre, për ndjenjat që preokupuan autorin përderisa punonte mbi veprën. Disa prej veprave janë të krijuara gjatë udhëtimeve të piktorëve jashtë shtetit.
Fakt interesant është se fondi e artit i Ministrisë së Punëve të Jashtme pronëson më se 3 mijë tablo, grafika, skulptura dhe plastika të çmueshme. 2140 vepra të artit figurativ ruhen jashtë shtetit në 80 ambasada bullgare dhe në përfaqësi të Ministrisë së Jashtme në Bullgari.
“Në kohën kur qëndrojmë para sfidës të shtyjmë veprimtari të rëndësishme nga kalendari vjetor si ekspozita, leksione, prezantimi i librave, mobilizuan përpjekjet tona si një institucion kulturor që të mos pushojë puna tek ne” – shpjegoi drejtoresha e Institutit Kulturor Shtetëror Snezhana Joveva - Dimitrova.
“Prandaj realizuam iniciativën “Takime virtuale me artin”. Përpiqemi që nëpërmjet kanaleve të komunikacionit të prezantojmë pasurinë e fondit tonë të artit. Startuam me tablonë e mrekullueshme “Koprivshtica” të piktorit të njohur bullgar Deçko Uzunov. Prezantuam edhe veprën e Georgi Petrovit me temë “Familja para televizorit”. Në Fondin e Artit të Ministrisë ruhen tablo të klasikëve bullgarë si Georgi Bozhillov – Sllona, Petko Abaxhiev, Nikolla Tanev, Georgi Petrov, Benço Obreshkov etj. Në ekspozitë u përfshimë edhe vepra të disa autorëve të kohës sonë si për shembull tablonë “Në dhomën e gjyshes” të krijuesit Ivajllo Hristov, e cila ndodhet në Ambasadën e Bullgarisë në Hungari."
Gjatë viteve Fondi Kombëtar i Artit pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme u formua me pjesëmarrjen aktive të shtetit. Ministria përkrahte dhe inkurajonte krijuesit bullgarë të prezantojnë veprat e tyre në botë. “Është me rëndësi të mirëmbajmë dhe të popullarizojmë këtë fond, sepse ato vepra lidhen me historinë e misioneve diplomatike kudo në botë” – thekson Snezhana Joveva - Dimitrova.
“Në iniciativën e tanishme online përveç veprave të fondit ka edhe tablo pronë e Galerisë Kombëtare të Arteve Figurative, të Galerisë së Arteve Figurative në Sofje. Krahas kësaj ka edhe artefakte arkeologjike të prezantuara në “Parkun e skulpturave” të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Që kur e startuam idenë “Mbeteni në shtëpi me artin” shumë galeri private dhe bashkiake, krijues bullgarë me banim jashtë shtetit dhe në vend shfaqin dëshirë që me vepra të tyre të na përkrahin.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: @culturalinstitute.mfaPak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..
“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..
Çdo festë ka aromën, teshat dhe meloditë e saj. Kështu është edhe me Krishtlindjet. Dihet pak për këngët e Koledarëve (Grupet e djemve të Krishtlindjeve)..