Zëvendëskryeministri dhe Ministri i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov do të paguajë gjobë 150 euro për shkeljen e masave kundër Covid-19, njoftoi drejtori i Policisë së Sofjes Georgi Haxhiev.
Karakaçanov është fotografuar nga qytetarë që rastësisht kanë kaluar pranë tij, duke qëndruar në një stol në park dhe duke pirë duhan me një prej konsulentëve të vet.
Ministri shpjegoi se stoli ndodhet para godinës së Ministrisë së Mbrojtjes, por policia nuk e pranoi këtë arsyetim. Disa ditë më parë gjoba për shëtitje dhe qëndrim në park ishte 2500 euro, por Kuvendi Popullor bëri ndryshime të Ligjit për gjendjen e jashtëzakonshme pakësoi disa prej gjobave.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..