Me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë Kirill Ananiev që nga ora 00:00 e 17 prillit 2020 ndalohet deri në një urdhër të dytë hyrja dhe dalja nga Sofja e të gjitha automjeteve private. Masa është rrjedhojë e largimit në masë të kryeqytetasve në vigjilje të katër ditëve të pushimit me rastin e Pashkëve dhe është e miratuar nga Kryeministri Bojko Borisov. Në një briefing të jashtëzakonshëm në Këshillin e Ministrave shefi i Shtabit Operativ Kombëtar gjen. Vencisllav Mutafçijksi deklaroi se aktualisht Sofja është vatra më e madhe e Covid-19, ndërsa shpërndarja e njerëzve në vend mund ta vështirësojë edhe më shumë situatën.
Çfarë parashikojnë masat e reja kufizuese?
Masat suplementare kundër epidemisë të vendosura nga ministri i shëndetësisë ndalojnë hyrjen dhe daljen nga territori i qytetit të Sofjes të të gjitha automobilave me përjashtim të:
Ministri i Shëndetësisë saktësoi se do të mund të kalojnë vetëm:
- maunat dhe kamionët të cilët vërtetojnë domosdoshmërinë e udhëtimit të tyre;
- automjetet me regjim të posaçëm, duke përfshirë ato të Inspektoratit Regjional shëndetësor;
- automobila që transportojnë punonjës mjekësorë dhe persona që kanë nevojë për ndihmë mjekësore;
- automjetet që lëvizen për meremetime të ngutshme ose për ndreqjen e avarive;
- automjete që transportojnë punonjës deri në vendin e punës, duke përfshirë edhe ato që udhëtojnë deri në objekte strategjike dhe kryejnë detyra me rëndësi për sigurinë kombëtare, kur kjo kërkon daljen ose hyrjen në kryeqytet.
Për punonjësit që udhëtojnë me veturat e tyre personale aplikohet e ashtuquajtura “dritare kohore” për hyrje dhe dalje nga Sofja – nga 06.00 deri në orën 08.00 dhe nga ora 18.00 deri në orën 20.00 (orë bullgare).
Mbeten në fuqi deklaratat për kalimin përmes pikëkalimeve, por atje tashmë do të plotësohen edhe të dhënat për pronarin e firmës, që të kontrollohet informacioni, kur qëllimi i udhëtimit është “punë”.
Konkursi ndërkombëtar i komunikimit shkencor FameLab synon të zbulojë, trajnojë dhe t'u ofrojë një platformë shkencëtarëve më të shquar në botë. Konkursi u krijua në vitin 2005 nga festivali më i madh dhe më prestigjioz i shkencës - ai në..
Parlamenti Evropian miratoi me shumicë të madhe raportet mbi Serbinë dhe Kosovën, duke i kushtuar një vëmendje të veçantë të drejtave të komuniteteve bullgare, njoftoi korrespondentja e BNR-së në Bruksel Angelina Piskova. Ato përfshijnë propozimet e..
Igumeni i sapozgjedhur i Manastirit bullgar të Zografit në Malin Athos, Gavriil, u ngrit nga hieromonaku në arkimandrit në festën e Shën Gjergjit. Kjo u njoftua nga Sekretari i Përgjithshëm i Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, Peshkopi..
Nga fillimi i vitit shkollor 2025/26, gjuha bullgare, historia, folklori dhe traditat do të bëhen pjesë e programit të bullgaristikës në një nga..
“Për Bullgarinë, çdo ditë është 24 maj. Por nuk ka asgjë më të natyrshme dhe më të mirë se hapja e Panairit Pranveror të Librit në ditën e tretë të..