Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pacienti më i vogël me Covid-19 në Bullgari është një foshnjë dy mujore

Foto: BTA

Deri tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Bullari është 856 veta. Rastet aktive janë 671. Rastet e reja të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit janë 40. 16 prej tyre janë vendosur në spital. Rritja në krahasim me ditën e djeshme është 4.8 për qind. Nga të infektuarit e rinj 15 janë në Sofje, 9 në Vidin, 5 në Stara Zagora, 4 në Burgas, 3 në Haskovo, nga një në Bllagoevgrad, Gabrovo, Ruse dhe Sliven. Ndër ta ka një foshnjë dy mujore në Burgas dhe një fëmijë 9 vjeç nga Paniçerevo.

69 punonjës mjekësorë janë infektuar me Covid-19, ose 8% e të gjithë të infektuarve. Ndër ta nuk ka të sëmurë në gjendje të rëndë.

Në qytetin Vidin (Bullgari Veriperëndimore) pranë lumit Danub nuk mjafton personeli mjekësor dhe një pjesë prej pacientëve i drejtohen qytetit Llom.

Pacientët e shëruar janë 153, ose 17.7% e të infektuarve.

Sofja mbetet qyteti me më shumë të infektuar me Covid-19 – gjithsej 510.

Shefi i Shtabit Operativ Kombëtar gjen. Vencisllav Mutafçijski deklaroi se Bullgaria tashmë disponon një plan për dobësimin e masave, duke u ndjekur situata në mbarë botën.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BERZH ka ulur parashikimet e rritjes, por është optimist për uljen e inflacionit

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike në Bullgari do të jetë 2,9% për vitin 2025, ose 0,1% më pak se pritjet fillestare të majit...

botuar më 24-09-28 11.45.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Pas mesnate dhe në orët e paradites do të ketë vranësira të ulëta, vende-vende me mjegull, kryesisht në Bullgarinë Lindore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11° dhe 16°, në..

botuar më 24-09-27 7.35.MD

Në Bullgari ka nisur fushata zgjedhore

Në fillimin e sotëm të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme parlamentare të 27 tetorit, ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev raportoi se po vazhdojnë përpjekjet e pushtetit ekzekutiv për të eliminuar..

botuar më 24-09-27 4.02.MD