Sot bota ortodokse shënon Të Shtunën e Madhe – ditën e fundit të Javës së Madhe. Këtë ditë Kisha përmend varrimin e trupit të Jisu Krishtit dhe zbritjen e shpirtit të tij në ferr, që t’i heqë prangat dhe të hapë përsëri dyert e parajsës.
Sot priftërinjtë i ndërrojnë rrobat e zeza me veshje të bardha paskale si simbol i fitores së Krishtit kundër Satanasë dhe vdekjes. Mu në mesnatë në sheshin “Aleksandër Nevski” në qendër të Sofjes Patriku Neofit do të shpallë Ringjalljen e Shpëtimtarit.
Me vendim të Sinodit të Shenjtë sivjet klerikët e Kishës Ortodokse Bullgare nuk do të udhëtojnë deri në Jerusalem, që të sjellin Zjarrin e Shenjtë nga Jerusalemi. Flaka e tij do të merret nga tempujt në Bullgari, ku ruhet që nga viti i kaluar.Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..