Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mijëra automjete nuk arritën të hyjnë në Sofje

Foto: BTA

Ditën e martë në mëngjes para postblloqeve të Sofjes u formuan radha të gjata disa kilometra prej automjetesh, të cilat prisnin për të hyrë në kryeqytet në dritaren e hershme kohore të caktuar nga ora 6.00 deri në 8.00. Deri në një urdhër të dytë automobilat vazhduan të hynin edhe pas kësaj ore.

Shefi i Shtabit Operativ Kombëtar për luftimin e Covid-19 gjenerali Mutafçisjki komentoi se nuk ka arsye për lehtësimin e udhëtimeve nga dhe për në Sofje, sepse ajo po vazhdon të jetë vatra më e madhe e infeksionit në vend.

Aktualisht është duke u shqyrtuar ndryshim eventual i masave kundërepidemike për parqet. Në qoftë se arrihet pajtim për lehtësime të tilla ato do të jenë lidhur me instruksione të rrepta.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Lukoil Bullgaria”: Nuk është e vërtetë që kompania po ndërpret aktivitetet e saj

“Të gjitha pikat në rrjetin e shitjes me pakicë të Lukoil funksionojnë dhe do të vazhdojnë të funksionojnë në gjendje normale.” Kjo thuhet në një njoftim për shtyp nga kompania në lidhje me informacionin e shpërndarë në disa media për ndërprerjen e..

botuar më 25-11-13 9.57.PD

Parashikimi i motit për 13 nëntorin

Natën do të jetë kryesisht e kthjellët dhe pothuajse e qetë, ndërsa në mëngjes në shumë vende në ultësira, lugina dhe rreth pellgjeve ujore do të ketë mjegull ose re të ulëta me shtresa. Gjatë ditës do të jetë me diell, por në Fushën e Danubit do..

botuar më 25-11-12 7.40.MD
Georg Georgiev

Bullgaria është kundër heqjes së kërkesës për unanimitet në vendimet e BE-së

Bullgaria kundërshton me qëndrueshmëri çdo propozim për heqjen e kërkesës për unanimitet në marrjen e vendimeve brenda Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe Politikës së Sigurisë të BE-së. Këtë e deklaron ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev,..

botuar më 25-11-12 6.38.MD