Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U anuluan kufizimet për hyrje dhe dalje nga Sofja në orë të caktuara

Foto: BGNES

Ministri i Shëndetësisë Krill Ananiev anuloi urdhrin për hyrjen dhe daljen e automjeteve personale nga Sofja nga ora 06.00 deri në orën 09.00 dhe nga ora 18.00 deri në orën 20.00.

Që nga sot, 21 prilli, qytetarët, të cilët shkojnë dhe kthehen nga puna me automobil personal, mund të hyjnë dhe të dalin nga kryeqyteti në çdo orë pasi paraqitin një deklaratë, ku është shënuar vendi i punës dhe numri i telefonit i punëdhënësit. Ndryshimi i regjimit të kalimit përmes postblloqeve të Sofjes u shpall pasi qindra kryeqytetas prisnin me orë dhe u vonuan për punë.

Ditën e martë, në orën dhjetë në postblloqet e Sofjes ende kishte radhë automjetesh të gjata disa kilometra.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 21 nëntorin

Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbizotërojë mot me re, në shumë vende në pjesën perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe Ultësirës së Epërme Trake do të kemi mot me mjegull. Në disa vende në Bullgarinë Perëndimore dhe në rajonin Rilla-Rodope, do të..

botuar më 25-11-20 7.40.MD

Bullgaria dënon sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës

Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev mori pjesë në takimin e rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, i cili u mbajt në Bruksel. Ministrat diskutuan angazhimet e BE-së ndaj sigurisë së Ukrainës dhe vazhdimin e mbështetjes..

botuar më 25-11-20 6.59.MD

Impianti i parë kuaternar i trajtimit të ujërave të ndotura u hap në Bullgari

Impianti i parë i trajtimit të ujërave të ndotura në fazën e katërt u vu në shfrytëzim sot në fshatin Benkovski, komuna Marica. "Sot po hapim një projekt pilot që shënon fillimin e një faze të re në menaxhimin e ujërave në Bullgari. Një projekt që..

botuar më 25-11-20 6.12.MD