Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kontrollohet informacioni për një sulm piratësh kundër një anijeje me bullgarë në bord

Foto: arkiv

Në lidhje me publikimet për një sulm piratësh në rajonin e Kotonoutë Beninit kundër një anijeje me detarë bullgarë, Ministria e Punëve të Jashtme në Sofje informoi se ambasada më e afërt bullgare – në Abujë të Nigerisë, nuk është informuar për një incident të tillë. Konsulli i përkohshëm në Abujë Georgi Jovçevski është i ngarkuar me detyrën ta kontrollojë rastin. Para Radios Kombëtare Bullgare Aleksandër Todorov nga sajti maritime.bg komentoi se sipas Agjencisë për Sigurinë Detare – një organizatë ndërkombëtare e bazuar në Londër, aktualisht janë duke u zhvilluar bisedime me piratët.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 6 gushtin

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 21°, në Sofje - 16°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pas drekës kryesisht në rajonet veriperëndimore dhe malore do të ketë shi dhe bubullima. Vranësira me shi do të zhvillohen..

botuar më 25-08-05 7.30.MD

Anija e peshkimit "Çavdar" bëhet vend për zhytës pranë qytetit Sozopoll

Anija e peshkimit "Çavdar", e ndërtuar në vitin 1964, u fundos në fundin e detit pranë qytetit bregdetar Sozopoll, në një thellësi prej 30 metrash. Operacioni, që zgjati rreth një orë, u realizua me iniciativën e shkrimtarit Mihaill Zaimov dhe..

botuar më 25-08-05 4.45.MD

U shpallën ndryshimet në Ligjin për qarkullimin rrugor – hyjnë në fuqi pas një muaji

Ndryshimet në Ligjin për Qarkullimin Rrugor u shpallën në numrin e sotëm të Fletores Zyrtare dhe do të hyjnë në fuqi pas një muaji. Kështu, nga data 5 shtator, kamerat e sistemit TOL do të transmetojnë të dhëna te Ministria e Brendshme për..

botuar më 25-08-05 4.27.MD