Nëpërmjet 8 instrumenteve të ndryshme financiare me resurs publik prej rreth 4.5 mlrd levash (2.3 mlrd euro) shteti do të përkrahë biznesin e vogël dhe të mesëm, personat që i paguajnë vetë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe ata që janë me leje pa pagesë për shkak të pandemisë së Covid-19. Këtë e deklaroi në një briefing të posaçëm Ministri i Financave Vlladisllav Goranov në prani të Kryeministrit Bojko Borisov.
Masa e parë parashikon livrimin e kredive pa interes në përkrahje të njerëzve që nuk kanë mundësi për të punuar në kushtet e epidemisë. Ajo starton nëpërmjet Bankës shtetërore bullgare për Zhvillim dhe do të administrohet nga 12 banka tregtare me degë në tërë vendin. Theksi i saj është tek personat fizikë dhe ata që vetësigurohen, të cilët mund të marrin 4500 leva (2300 euro). Huamarrësit duhet të fillojnë ta paguajnë borxhin në kuadrin e 24 orëve dhe ta shlyejnë përfundimisht deri në 5 vjet. Personat fizikë që aplikojnë për këtë masë duhet të kenë të paktën 5 dite pune gjatë muajit mars, në qoftë se ky është muaji, në të cilin punonjësi ka dalë me leje pa pagesë.
Instrumenti i dytë ka të bëjë me livrimin e kredive pa garanci deri në 300 000 leva (153 000 euro) në përkrahje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Këto kredi gjithashtu do të administrohen nga Banka bullgare për Zhvillim nëpërmjet bankave tregtare. Portofoli i pritur i kredive përmes këtij instrumenti mund të arrijë 2 mlrd leva (rreth 1 mlrd euro). Ndër kriteret për dhënien e këtyre kredive do të jenë ulja e xhiros tregtare gjatë tremujorit të parë të vitit 2020 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, furnizime të papaguara dhe të ndërprera që nga fillimi i marsit të vitit 2020.
Afati i aplikimit edhe për dy instrumentet është deri në fund të 2020-ës.
Ndër masat e parashikuara ka një instrument për investimet e kapitalit. Ai ka qëllim të përkrahë kompanitë me potencial për të përkrahur dhe rimëkëmbur ekonominë pas krizës, sidomos në sferën e inovacioneve dhe digjitalizimit. Këto janë rreth 400 firma, kryesisht ndërmarrje inovative, të cilat po e startojnë tani veprimtarinë e vet.
Fondet për zhvillimin urban janë një instrument tjetër, i cili përbën interes në periudhën e krizës. Me to mund të ndihmohen veprimtari, të cilat financohen vështirë nëpërmjet veprimtarisë së zakonshme bankare. Përfituesit mund të jenë bashki, partneritete publiko-private dhe ndërmarrje në fushën e turizmit dhe të transportit, të cilët janë prekur drejtpërsëdrejti nga situata e koronavirusit.
Ministri Goranov shprehu shpresë se mjetet e livruara do të zbutin pasojat negative të krizës.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Rehabilitimi i plotë i rrjetit rrugor, duke përfshirë të gjitha seksionet e komprometuara, do të kushtonte rreth 35 miliardë leva (rreth 17.5 mlrd euro), tha për bTV ministrii zhvillimit rajonal Ivan Ivanov. Ai shtoi se nuk është e qartë se ku..
Çmimet e banesave në BE janë rritur me 4,9% në tremujorin e katërt të 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas të dhënave të agjencisë evropiane të statistikave Eurostat. Bullgaria ka kaluar të gjitha vendet e BE-së në të..
Shuma mesatare e të ardhurave të sigurimeve shoqërore për vendin për shkurt 2025 është 1738,01 leva. (888.63 euro), njoftoi Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. Krahasuar me një muaj më parë, ka një rritje prej 4,73 leva. (2.42 euro)...
"Lule në një epruvetë" është një projekt inovativ që krijon një produkt të ri duke përdorur bioteknologjinë bimore. Megjithatë, ai bën më shumë se kaq -..
Borxhi i Bullgarisë për vitin 2024 është në përmasë prej 48.846 miliardë leva (24 miliardë euro) ose 24.1 për qind e PBB-së, sipas të dhënave paraprake..
Një muaj pasi Bullgaria merr dritën jeshile për t'u bashkuar me eurozonën, të gjithë tregtarët duhet të shpallin çmimet në leva dhe euro . Këtë e..