Pothuaj një javë në zyrat e punësimit numri i njerëzve që regjistrohen si të papunë ulet, njoftoi ministrja sociale Denica Saçeva. Gjatë ditëve të kulmit të regjistrimit të të papunëve numri i tyre për ditë ishte 7000-8000, kurse tani regjistrohen nga 2300 veta.
Pothuaj 82 mijë veta kanë humbur punën e tyre që nga fillimi i krizës, por 15 mijë janë punësuar. Për 13 ditë janë miratuar 278 ndërmarrje, të cilat do të marrin ndihmë nga shteti sipas skemës 60/40 dhe në këtë mënyrë 72 mijë punëtorë do të mbeten në vendet e tyre të punës.
Pothuaj gjysma prej tyre punojnë në hotele dhe restorante. Kjo do të thotë se kërkesat për dorëheqje të Ministres së turizmit Nikolina Angellkova janë të paarsyetuara, deklaroi Saçeva.
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..