1097 janë rastet e konfirmuara të Covid-19 sipas të dhënave të shtabit operativ për kundërvënie të koronavirusit. Më 23 prill janë provuar 16 raste të reja, 270 janë të hospitalizuarit. 37 pacientë ndodhen në repartet e mjekimit intensiv. 95 janë nëpunësit mjekësorë të prekur nga sëmundja.
Që nga fillimi i epidemisë numri i burrave të infektuar ishte më i madh se ai i grave me Covid-19, por tashmë 551 prej të regjistruarve janë meshkuj, 546 janë femra. Personat e vdekur me diagnozë të konfirmuar koronavirus janë 52. Dy janë rastet e reja të të vdekurve për shkak të sëmundjes – një burrë 71-vjeçar dhe një grua 85-vjeçare.
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..