Ditën e premte në orën 08.00 shefi i Shtabit Operativ Kombëtar për luftimin e Covid-19 gjen. Vencisllav Mutafçijski bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Bullgari janë konstatuar 90 raste të reja të koronavirusit. Shumica prej tyre janë në Sofje – 29. Kështu numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara arriti 1171 veta. Rritja në krahasim me ditën e mëparshme është 8.3%. Rastet aktive në tërë vendin janë gjithsej 890. Ndër punonjësit mjekësorë ka 34 raste të reja, me të cilat numri i tyre total shkon në 121, ose 11% prej të gjithë të infektuarve.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar akoma 3 pacientë dhe numri i tyre i përgjithshëm tashmë është 193 veta.
Ka akoma 2 të vdekur, me të cilët numri i të vdekurve nga Covid-19 në vend shkon në 52, që është 4.4% e të gjitha rasteve.Të shtunën në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Natën në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje shiu, në male dhe në zonat e larta - nga bora dhe do të formohet mbulesë bore. Temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin..
Presidenti Rumen Radev u takua në Sofje me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili me ftesë të kreut të shtetit bullgar ndodhet për vizitë në Bullgari. Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të jetë partner i besueshëm i Hungarisë në..
Nuk ka asnjë rrezik të drejtpërdrejtë në ujërat bullgare dhe në bregdet. Ndotja drejtohet në drejtimin juglindor të Gjirit të Kerçit dhe në veri drejt Ngushticës së Kerçit dhe ekziston një rrezik serioz i ndotjes së Detit të Azov. Kështu ka thënë..
Mbrëmjen e 25 dhjetorit në Teatrin Kombëtar “Ivan Vazov” nën patronazhin e kreut të shtetit do të zhvillohet edicioni i njëzet e dytë i shfaqjes bamirëse..
Të martën do të mbajë mot i vranët, në shumë vende do të ketë reshje shiu. Në rajonet lindore reshjet do të jenë të konsiderueshme. Në zonat e..
Policia Metropolitane po shton praninë e policëve në festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, njoftoi Drejtoria Metropolitane të Punëve të Brendshme. U..