Bullgaria ka lajmëruar kompaninë ruse “Rosatom” për shtyrjen e afateve për zhvillimin e tenderit për ndërtimin e centralit elektrik atomik “Belene” për shkak të pandemisë së koronavirusit. Këtë e njoftoi një përfaqësues i korporatës shtetërore ruse. Afatet për zgjerimin e punës mbi tenderin do të varen nga periudha e veprimit të kufizimeve për shkak të pandemisë.
Nga “Rosatomi” deklaruan se mbeten optimistë për zbatimin e projektit, pavarësisht nga vonesa e tenderit.
“Rosatom” është një nga pesë kompanitë prej listës së shkurtër, me të cilat Bullgaria tregoi gatishmëri të negociojë për ndërtimin e centralit të dytë atomik elektrik “Belene”.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..