Në orën 08.00 ditën e hënë Shtabi Operativ Kombëtar për luftimin e Covid-19 bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar akoma 58 raste të reja të Covid-19, me të cilat numri total i të infektuarve shkoi në 1 348.
Rajonet aktive në vend janë 7 nga gjithsej 28.
Gjatë 24 orëve të fundit më shumë të infektuar janë regjistruar në Pleven dhe në rajonin e Plevenit- 23 raste të reja. Në Sofje rastet e ripohuara janë 19, në Kjustendill – 8, në Veliko Tërnovo – 4, në Plovdiv – 2, në Sliven dhe Pazarxhik – nga një. Ndër punonjësit mjekësorë ka akoma 9 të infektuar dhe kështu numri i tyre i përgjithshëm bëhet 147. Me akoma një të vdekur viktimat tashmë u bënë 56.
301 prej të infektuarve janë vendosur në spitale, ndërsa 41 janë në reparte intensive. Janë shëruar 206 persona, ose 15.3% e të infektuarve.Ministrat e ekonomisë dhe financave të vendeve anëtare të BE mbështetën unanimisht rekomandimin e hartuar dje nga Eurogrupi që Bullgaria të anëtarësohet në eurozonë më 1 janar 2026, njoftoi ministri i financave i Polonisë, Anxhej Domanski, sipas..
Parlamenti miratoi në lexim të dytë Ligjin për Tregjet e Kriptoaktiveve, me propozues Këshillin e Ministrave. Me këtë ligj rregullohet tregtimi i këtij lloji instrumentesh dhe mbikëqyrja e sektorit në përputhje me rregulloret evropiane, njoftoi..
Kompleksi TEC “Marica Iztok” do të furnizojë 50% të sasisë së energjisë për konsumatorët familjarë në Bullgari. Kjo u bë e ditur gjatë një konference për shtyp në TEC “Marica Iztok 2”, të mbajtur nga ministri i energjetikës, Zheço Stankov, njofton BTA...
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 21°C. Në Sofje priten rreth 17°C. Para mesditës moti do të jetë me diell. Rreth dhe..
Presidenti i Eurogrupit Paschal Donohoe pret një konsensus në takimin e sotëm në Luksemburg për hyrjen e Bullgarisë në еurozonë, njoftoi korrespondentja..
Një qendër e re prodhimi pajisjesh mjekësore e kompanisë çeke "BTL Industries" u hap në Plovdiv (Bullgaria Jugore). Në hapje mori pjesë Presidenti Rumen..