Ajo është profesoreshë në Univerciy of Illinoys Chikago. Qyhet Dima Sinapova. Aktualisht jeton në Çikago, kurse në SHBA është që nga viti 1999. Të afërmit e saj gjithashtu janë përtej oqeanit – prindëritjetojnë në shtetin Ajova, kurse vëllai – në Boston. Pashkët ortodokse i kanë kremtuar të ndarë, afërsia mes tyre ka qenë virtuale – të gjithët para kamerave të kompjuterit me vezët e ngjyrosura. “Nuk është një festë e vërtetë, por është diçka që të kënaq” – tha Dima Sinapova para Radio Bullgarisë.
„Po vazhdoj të punoj nga shtëpia gjërat e mia të lidhura me matematikën. Nuk ka nevojë të ndërpresë punën time gjatë gjendjes së jashtëzakonshme . Planifikoj të vij në Bullgari gjatë gushtit, por tani nuk di a do të mund ta realizojmë këtë udhëtim. Tani, në kohën e masave të jashtëzakonshme punoj me studentët tri herë në ditë dhe gjithçka është online. Zakonisht bëj shënime paraprakisht dhe duke i përdorur ato flas me studentët. Por nuk është njësoj si në auditor.
Gjendja e jashtëzakonshme në Çikago është si në Bullgari. Diferenca këtu është se mund të lëvizemi lirisht në parqe, por jo në grupe të mëdha, me rëndësi është të respektohet distanca e kërkuar. Shumica e njerëzve në park shëtitin vetëm, apo të shoqëruar nga anëtarët e familjes së vet. Ambientet sportive gjithashtu janë mbyllur. Në se shumë njerëz mblidhen në një vend apo në se ka sinjal për lokal që punon, ndërhyn menjëherë policia. Por policët nuk vendosin gjoba. Vetëm në se bëhet fjalë për kafene apo bar të hapur ka masa të tilla. Këtu nuk ka frikë nga organet e rendit.
Tani nuk komunikoj me shumë njerëz – kryesisht me kolegë dhe me prindërit e fëmijëve kur organizojmë takime me prindërit. Shumica prej prindërit e tjerë janë shumë të ngarkuar me fëmijët e tyre, kështu është dhe me mua – kam më ka kohë të lirë. Përveç se punoj në shtëpi kujdesem për ta. Mësimi në distancë nuk është i detyrueshëm, por unë përpiqem të vazhdojë angazhimet e tyre me shkollore dhe e bëjmë këtë në kohën kur në situatën e zakonshme ata janë në shkollë – nga 8,30 deri më 15,30. Nga pikëpamja e dijeve që tani fitojnë – tani ata mësojnë më shumë, por nga ana e jetës sociale nuk ndihen shumë mirë, sepse ndiejnë fortë mungesën e komunikimit me miqtë. Edhe këtu njerëzit ankohen, por përkrahin mbylljen e shkollave, pavarësisht se nuk është aspak e këndshme për askënd”.
Dima Sinapova tregon se njerëzit në SHBA kanë frikë nga sëmundja. Ajo jeton në një godinë të lartë pranë liqenit të Çikagos. Asaj i bën përshtypje se njerëzit preferojnë të përdorin ashensorin në se janë vetëm. “Portieri jep maska dhe dorëza, pavarësisht se ato nuk janë të detyrueshme. Jashtë gjysmë e njerëzve janë me maskë apo shall, sepse kanë frikë.
Këtu shqetësimet janë lidhur para së gjithësh me ekonominë, gjatë javëve të fundit mijëra njerëz kanë parashtruar kërkesa për pagesa sociale në zyrat e punësimit. Do t’i ndiejmë pasojat ekonomike shumë kohë pas përfundimit të pandemisë. Kur hiqen kufizimet jeta sociale do të vazhdojë si zakonisht, mendoj se njerëzit madje do të jenë më aktivë, sepse pas izolimit të gjatë do të dëshirojnë të komunikojnë sy më sy”.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..