Pasi inspektoi “Parkun Jugor” në Sofje, i cili që nga sot është i hapur për vizita për prindërit me fëmijët e tyre, gratë me barrë dhe për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të bëjnë sport individualisht, Kryetarja e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova bëri thirrje për respektimin e rregullave gjatë shëtitjeve në 10 parqet e mëdha në kryeqytet, të cilat u hapën sot.
Në qoftë se gjatë disa ditëve në vazhdim vizitat në parqe mbahen sipas rregullave të shpallura nga autoritetet, atëherë mund të mendojmë edhe për hapjen e malit Vitosha afër kryeqytetit, tha gjithashtu Jordanka Fandëkova dhe rikujtoi se sipas ekspertëve ende nuk ka arsye për dobësimin e masave kundërepidemike.
Në hyrjet, daljet dhe vendet kyçe në parkun e inspektuar ka nëpunës të Policisë Bashkiake, të cilët përgjigjen për respektimin e rendit publik.Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi i tij u gjet gjatë një kërkimi nga shërbimi i zjarrfikësve. Ndërkohë, guvernatori i rajonit të..
Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një tuneli hekurudhor ndërkufitar. "Pas korrespondencës, u morën shënime nga pala e Maqedonisë së Veriut,..
Kreu i partisë Veliçie, Ivelin Mihajllov, deklaroi në parlament se së bashku me partitë MEÇ dhe “Vëzrazhdane”, kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme për të paraqitur një ankesë në Gjykatën Kushtetuese. Ata po sfidojnë zgjedhjen nga parlamenti..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet..
Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë..