“Ne jemi shteti, i cili ishte i pari që me Traktatin e Fqinjësisë së Mirë i bëri të mundshme bisedimet për aderim në BE të motrave dhe vëllezërve tanë”. Me këto fjalë para televizionit të Shkupit Sitel Kryeministri Bojko Borisov komentoi spekulimet se Bullgaria bllokon integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.
“Në Këshillin e fundit të Evropës folëm të përkrahim maksimalisht Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe tani gjithçka është në duart e maqedonasve. Kam mbrojtur interesat tuaja në Këshill në çdo mënyrë të mundshme, madje atëherë kur nuk dëshironin t’ju përfshinin në negociata”, shtoi Borisovi.
I pyetur pse Sofja nuk e njeh gjuhën maqedonase, Birisovi dha si shembull faktin se intervista e zhvilluar live nëpërmjet internetit nuk përkthehet.
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...