Bashkimi Bullgar i Futbollit do të marrë 4,3 mln. euro nga UEFA për shkak të krizës me koronavirusin. Organizata evropiane shpalli në sajtin e vet zyrtar se lëshon 263.5 mln. euro për të ndihmuar 55 federatat kombëtare të futbollit në Kontinentin e Vjetër për shkak të pandemisë.
Financimi zakonisht përdoret për mbulimin e shpenzimeve të zakonshme të federatave dhe në ndihmë të programeve konkrete të brendshme. Mirëpo këtë herë federatat vetë do të vendosin për çfarë do të harxhojnë mjetet e marra.
Kombëtarja e volejbollit të Bullgarisë për vajza deri në 21 vjeç (U21) u kualifikua për në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror, që po zhvillohet në Surabaja, Indonezi, pasi mundi Poloninë me rezultatin 3:1 (25:23, 22:25, 25:23, 25:18) në çerekfinale...
Kikboksieri bullgar Borisllav Radullov fitoi medaljen e bronztë në Lojërat Botërore Sportive që po mbahen në Cëndu, Kinë, njofton BGNES. Ky është medalja e parë për Bullgarinë në këto Lojëra Botërore Sportive. Dy sportistët e tjerë bullgarë në garë –..
Regata ndërkombëtare "Cor Caroli" fillon sot, 14 gusht, në orën 13:00 në Gjirin e Varnës, njoftoi Bashkia e Varnës. Gara, e cila do të zgjasë deri më 18 gusht, mbahet për të 25-in vit radhazi në ditët rreth festës kryeqytetit të Detit të Zi të..