Në kushtet e pandemisë së Covid-19 turizmi është ndër sektorët me humbje më serioze ekonomike. Për rimëkëmbjen e tij do të jenë të domosdoshëm muaj të tërë me radhë. Situata e ndërlikuar epidemiologjike dhe ekonomike, si dhe paqartësia kur turizmi do të rifillojë punën, provokoi tension në këtë degë tek ne.
Në një brifing special vetëm një ditë pas konferencës video të ministrave të turizmit të vendeve anëtare të BE-së me temë “Ndikimi i përhapjes së Covid-19 mbi turizmin” ministrja bullgare e turizmit Nikolina Angellkova paraqiti idetë e ministrisë për përballimin e situatës së rëndë. Ajo theksoi, se dikasteri ndjek zhvillimin e epidemisë dhe krijoi disa skenarë të ndryshëm për rifillimin e punës në sektor, për të cilin pritet të sigurojë 18 për qind nga produkti i brendshëm bruto i vendit gjatë vitit 2020.
Skenari optimist parashikon stinë të vonshme verore turistike nga 1 korriku, përgatitja e së cilës do të fillojë nga 15 qershori. Zonja Ankellkova theksoi, se sipas informacionit të ministrisë nuk ka rezervacione të hequra pas 15 qershorit. Mendohet hapja me etape të restoranteve dhe të lokaleve në të hapur dhe analizohen mundësitë që pushimoret të fillojnë të mirëpresin miqtë e tyre edhe para 15 qershorit në respektim të rreptë të rregullave për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve. Strategjia duhet të diskutohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga Shtabi Operativ Kombëtar, ndërsa biznesi filloi përgatitjen, theksoi ministrja.
Bëhen edhe përpjekje që nëpërmjet mekanizmave të ndryshme financiare të sigurohet likuiditeti i firmave në sektor. Programi ekonomik qeveritar kundër krizës siguron mundësi për kredi pa kamatë me periudhë të gjatë gratis. Firmat në turizëm si pjesë e ekonomisë bullgare gjithashtu mund të përfitojnë nga ky mekanizëm, theksoi ministrja Angellkova. Ajo shtoi se deri tashti afro 48 për qind nga të gjitha ndërmarrjet që kërkuan ndihmë në skemën 60:40 janë nga dega turistike.
Bullgaria iu shpreson edhe krijimit të Planit për Rimëkëmbje në kuadrin e BE-së. Në takimin video ministrat ngulën këmbë që 20 për qind nga mjetet e këtij plani të ndahen për turizmin. Bullgaria pret të vendosen edhe rregulla unike për hapjen e kufijve në kuadrin e BE-së në etape dhe standarde të përbashkëta shëndetësore.
Krahas kësaj vendi deklaroi domosdoshmërinë e zhdërvjelltësi më të madhe në regjimet e vizave me vendet e treta. Para kohe Bordi Kombëtar i Turizmit dhe Dhoma Turistike në qytetin Varnë ngulën këmbë për korridore të gjelbra për turizmin me autobusë me vendet fqinje pas gjendjes së jashtëzakonshme dhe për lehtësimin e regjimit të vizave me Turqinë dhe Rusinë. Mendohet variant për stimulimin e fluturimeve çarter.
Ndër masat kryesore të ministrisë parashikohet edhe startimi i një sistemi të kuponëve për pushim të bullgarëve në Bullgari. Diskutohet edhe mundësia për sigurimin e shtretërve dhe çadrave në plazhet falas ose kundrejt çmimeve minimale. Ministria e Shëndetësisë duhet të caktojë standardet për distancën midis tyre.
Ministrja Angellkova tha se ata që paguan për pushim por nuk arritën të realizojnë kanë mundësi të marrin kuponë për data alternative të udhëtimit ose të kërkojnë mjetet e tyre të rikthehen, por kjo në rast të fundit.
Është e dukshme që stina turistike sivjet do t’i shpresojë më tepër turizmit të brendshëm dhe regjional në respektim të masave të caktuara kundër epidemisë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Pushimet mund të jenë të paharrueshme jo vetëm buzë detit, ose në mal, por edhe me një shëtitje në plazhet e egra të Danubit. Secili nga qytetet përgjatë brigjeve të lumit të madh na jep mundësi që të shtrijmë një ombrellë dhe të shkelim në rërat..
"Bullgaria - magnetike dhe e bukur" - me këtë titull, blogerët bullgarë të udhëtimit prezantojnë disa nga vendet më magnetike në vendin tonë. Ekspozita me fotografi unike të realizuara nga udhëtarët mund të shihet në hyrjen e Kopshtit Detar në Varna..
Turizmi rural po bëhet një formë e preferuar rekreacioni, veçanërisht ndër familjet dhe të rinjtë që zgjedhin një mënyrë jetese miqësore me mjedisin dhe duan të minimizojnë gjurmën e tyre të karbonit. Dhe nëse disa vite më parë një pushim në fshat..