Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kompani bullgare po padisin një kartel evropian të prodhuesve të automjeteve

Foto: Radio Vidin

Mbi 30 kompani bullgare transportuese u përfshinë në ngritjen e padisë kolektive të 1000 ndërmarrjeve nga 17 vende për kompensime nga prodhuesit e kamionëve të rëndë . Padia është kundër një karteli ndërmjet 6 prodhuesve prijës të kamionëve.

Karteli ishte zbuluar nga Komisioni Evropian gjatë vitit 2014 dhe sipas të dhënave të saj në duart e tij ka qenë 90% prej prodhimit në tregun e kamionëve në Evropë. Prodhuesit ishin gjobuar 1,3 mlrd euro për manipulimin e tregut.

Tani ndërmarrësit kërkojnë kompensime midis 5 000 dhe 10 000 eurosh për secilin kamion të blerë. Kompanitë bullgare kanë blerë 1100 prej këtyre automjeteve. Gjykata në Munih po ka nisur procedimin gjyqësor.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Afati i fundit për paraqitjen e aplikimeve për votim jashtë vendit përfundon në mesnatë

Më 1 tetor në mesnatën me orën bullgare përfundon afati për bullgarët që jetojnë jashtë vendit për të aplikuar për hapjen e qendrave të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Sipas ligjit, në përfaqësitë diplomatike dhe..

botuar më 24-10-01 10.16.PD

Bullgarët u evakuuan nga Libani me aeroplan qeveritar, pritet një fluturim i ri

Një pjesë e bullgarëve në Liban u evakuuan me aeroplanin qeveritar Airbus mbrëmjen e së hënës. Në grupin e parë, që numëron 89 persona, janë kryesisht familje, nëna me fëmijë dhe të moshuar. Ata u pritën nga kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev...

botuar më 24-10-01 9.43.PD
Ministri Vlladimir Malinov

Vënë në funksion tregtar terminalin e gazit të lëngshëm në Aleksandropolis

Sot pritet nisja tregtare e terminalit për gaz të lëngëzuar natyror në Aleksandropolis të Greqisë. Lidhja tashmë është testuar me sukses me vëllime reale të gazit natyror për të siguruar funksionim pa probleme. Hapja ishte planifikuar për në..

botuar më 24-10-01 6.15.PD