Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më 17 qershor presim turistët e parë të huaj në bregdetin tonë jugor

Pamje nga Sllënçev Brjag
Foto: Daniella Kostadinova

Më 17 qershor presim turistët e parë të huaj në bregdetin tonë jugor. Ata do të mbërrijnë me fluturime çartër nga Gjermania dhe Britania e Madhe. Kjo do të ndodhë në qoftë se gjendja e jashtëzakonshme në vend nuk zgjatet.

Më 23 qershor vendpushimi “Sllënçev Brjag” do të presë grupet e para turistike çeke, njoftoi korrespondentja e BNR-së në Burgas Daniella Kostadinova.

Ka të ngjarë që të mos ketë turistë izraelitë këtë verë. Në Izrael janë anuluar të gjitha fluturimet çartër deri në muajin qershor, përfshi këtu dhe ato deri në Bullgari, tha konsulli i nderit i Izraelit në Burgas Orlin Mandov.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 20 qershorin 2025

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 21°C. Në Sofje priten rreth 17°C. Para mesditës moti do të jetë me diell. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohet vranësirë grumbulluese. Në shumë zona, kryesisht në Bullgarinë..

botuar më 25-06-19 7.35.MD
Presidenti i Eurogrupit Pascal Donahue

Presidenti i Eurogrupit pret një konsensus për hyrjen e Bullgarisë në eurozonë

Presidenti i Eurogrupit Pascal Donahue pret një konsensus në takimin e sotëm në Luksemburg për hyrjen e Bullgarisë në еurozonë, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. "Unë besoj se hyrja e Bullgarisë në еurozonë do të jetë..

botuar më 25-06-19 6.08.MD

Ministri i Energjisë Zheço Stankov: Bullgaria ka një rol kyç në lidhjen energjetike në rajon

Brenda pak javësh, një anije tjetër me tuba për Korridorin Vertikal të Gazit do të mbërrijë në portin e Burgasit, njoftoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në Forumin e Lidhshmërisë Burgas 2025. Eventi mblodhi së bashku diplomatë, ministra dhe..

botuar më 25-06-19 4.56.MD