A mbrohen të drejtat e punëtorëve dhe si sindikatat bullgare mundohen të ndihmojnë njerëzit të cilët kanë mbetur pa punë në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme?
Prognozat për Bullgarinë parashikojnë rritje të papunësisë në vend nga 4.2% gjatë vitit 2019 deri më 6.2% gjatë vitit 2020. Të papunësuarit e rinj të regjistruar që nga fillimi i vitit janë mbi 60 mijë, nga të cilët rreth 48 mijë janë me të drejtë për kompensim, tregojnë të dhënat e Konfederatës të Sindikatave të Pavarura në Bullgari. Kurse sipas statistikës të Agjencisë së Punësimit vetëm gjatë muajit mars 38 800 veta kanë humbur punën e tyre, ku pjesa më e madhe prej tyre janë regjistruar në Zyrat e Punësimit, pas hyrjes në fuqi të gjendjes së jashtëzakonshme në Bullgari më 13 mars. Po vihet re dhe një tendencë të shtimit të numrit të njerëzve me arsim të lartë që mbeten pa punë në sfondin e gjendjes së zakonshme të papunësisë në vend.
Prognozat e ekspertëve nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari tregojnë se, deri në fund të vitit numri i të papunëve do të rritet me akoma rreth 70 000 veta. Prandaj sindikata propozon disa masa shtesë për përkrahjen e më të prekurve nga kriza, të shkaktuar nga pandemia me Covid-19. Mes tyre janë rritja e kompensimit ditor për papunësi të ngrirë gjatë viteve në 60% nga rroga minimale e punës ( me fjalë të tjera 17 leva në ditë në vend të 9 levave të tanishme), shtyrja e kontributeve të sigurimeve shoqërore për periudhën e krizës, përkrahje për personat që vet-sigurohen të cilët janë me të ardhura të ulëta, si dhe leje pushimi për prindërit me fëmijë në moshën nën 14 vjeç e të tjera.
Sindikata tjetër me ndikim në Bullgari Konfederata e Punës “Podkrepa”, po kështu i propozoi qeverisë një paketë masash, të cilat të mund të shpëtojnë nga uria familjet e mbetura pa të ardhura:
“Masa e parë bazë është që buxheti i shtetit të mbulojë me kompensime të ardhurat e humbura të punës të punonjësve në këtë mënyrë - 100% nga rrogat deri më 800 leva, 80% nga rrogat deri më 1500 leva dhe 60% nga rrogat deri më 2500 leva - tha përpara Radio Bullgarisë ekspertja ekonomike e sindikatës Vanja Grigorova. - Kjo është masa themelore dhe më e rëndësishme, e cila duhej të bëhej. Në vend të kësaj qeveria propozoi të paguhen 60% nga buxheti dhe 40% nga ana e firmave. Por, një pjesë e madhe nga punëdhënësit nuk mund t’ia lejojnë vetes këtë, më në veçanti ndërmarrjet e vogla. Për llogari të kësaj, ndërmarrjet e mëdha do ta bëjnë. Ka dhe ndërmarrje të tjera, të cilat kurrë nuk do të kthehen për ndonjë lloje mbështetje buxhetore, që të mos hyjnë në sytë e institutit të sigurimeve shoqërore, inspektimit të punës dhe të tatimeve. Kurse kjo i privon punëtorët nga mbështetja, megjithëqë nuk kanë asnjë lloj faji për keqbesimin e punëdhënësve.”
Konfederata e Punës “Podkrepa” propozon dhe masë për njerëzit, të cilët nuk kanë të drejtë të përfitimeve, e përkatësisht një pagesë minimale të qëllimshme, kështu që të mund të shpëtojnë derisa të mund të fillojnë punë përsëri. Mes tyre janë njerëzit të cilët kanë punuar me kontratë civile, ata të cilët kanë punuar pa kontratë ose me rrogë, e cila nuk korrespondon me shumën e deklaruar. Qeveria propozoi dhe një ndihmë të njëhershme sociale për afro 200 euro për nënat ose prindërit të cilët janë me leje të papaguar, që sipas sindikatës janë krejtësisht të pamjaftueshme. Për të mbledhur fonde për të ndihmuar nevojtarët, duhet të ketë një taksim të shkallëzuar dhe taksë korporatave prej 40%, siç është në vendet e tjera evropiane, është kategorike Vanja Grigorova.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në..