3
Në fillim të tri ditëve të pushimit – nga 1 deri më 3 maj, trafiku i automjeteve i regjistruar në postblloqe në hyrjet dhe daljet e Sofjes dhe të qyteteve të tjera të mëdha është shumë intensiv.
Në fuqi vazhdon të jenë kufizimet për lëvizje për shkak të koronavirusit dhe Policia Rrugore kërkon nga shoferët deklarata për arsyet e udhëtimit. Gjatë 24 orëve të fundit nga Sofja kanë dalë 40 mijë automjete, kurse rreth 7 mijë janë kthyer për shkak të deklaratave të padrejta. Pritet se sot trafiku në daljet e Sofjes do të arrijë kulmin e vet. Kjo do të thotë se radhët e automjeteve në postblloqe mund të jenë 2-3 kilometra të gjata.
Më shumë automjete në drejtimin tjetër – në hyrjet e qyteteve, pritet se do të ketë më 6 dhe 7 maj.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..