Aeroplan i dytë me ilaçe dhe mjete mbrojtëse të blera nga qeveria bullgare pas kontratës së arritur midis kryeministrit të Republikës së Bullgarisë Bojko Borisov dhe kryeministrit të Republikës popullore të Kinës Li Këcjan mbërriti në Bullgari. Dërgesa përfshin 156 800 maska mbrojtëse dhe 200 mijë kuti me medikamente për mjekim spitalor të të infektuarve me Covid-19 në përputhje me protokollet ndërkombëtare. Mjetet për fluturimin u siguruan nga Dhoma Bullgare e Minierave dhe e Gjeologjisë.
Dërgesa e parë erdhi në prill të këtij viti.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..