Kriza e koronavirusit në Vidim vazhdon të jetë shumë e rëndë. Prefekti i Qarkit Momçill Stankov kërkoi ndihmë nga shteti dhe nga ushtria. Duke pasur parasysh se personeli i spitalit të qytetit është 450 veta, 43 prej tyre janë infektuar me koronavirus.
Stankov kërkoi nga Shtabi Operativ Kombëtar për luftimin e sëmundjes, Ministri i Shëndetësisë dhe Ministri i mbrojtjes ndihmë urgjente për dezinfektimin e spitalit.
Inspektori i përgjithshëm shtetëror për problemet e shëndetësisë Angell Kunçev, i cili është anëtar i Shtabit Operativ, tha para mikrofonit të BNR-së se nga pikëpamja epidemiologjike ka diferencë të konsiderueshme në rajonet e ndryshme të Bullgarisë. Kështu në qarkun e Vidinit rastet me Covid-19 janë të shumta, derisa në Qarkun e Tërgovishtes ende nuk është regjistruar asnjë rast i konfirmuar, pavarësisht nga testimi i popullsisë, shpjegoi Kunçevi.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..