Gjatë 24 orëve të fundit u konstatuan 46 raste të reja të koronavirusit. 22 prej të infektuarve janë vendosur në spital, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të ripohuara në vend arriti 1911, njoftoi sekretari i Shtabit Operativ Kombëtar doc. Dimo Dimov në briefingun e sotëm të mëngjesit në Këshillin e Ministrave.
Të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit janë 21, ndërsa numri i tyre total shkoi në 422.
Krahinat e regjistruara me raste të koronavirusit në vend janë 11, ajo e re është Tërgovishte.
Në Kërxhali u konstatua një rast i ripozitivimit të infeksionit të koronavirusit.
Raste të tilla ka edhe në shumë shtete të tjera. Sipas ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë nuk bëhet fjalë për infektim të ri, por për ripozitivimin e koronavirusit, i cili ka migruar në traktin e poshtëm të frymëmarrjes, shpjegoi doc. Dimov.
Ndër punonjësit mjekësorë ka akoma 5 raste të reja, 4 mjekë dhe 1 infermiere, dhe kështu numri i tyre i përgjithshëm bëhet 206.
Numri i të vdekurve arriti 88 veta, ndërsa ai i të shëruarve – 422.Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..
Fillimin e edicionit të 22-të të nismës bamirëse "Krishtlindja Bullgare" e caktoi presidenti Rumen Radev në Dobriç. Motoja e fushatës është “Të japim..