Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 26 raste të reja të koronavirusit në vend, me të cilat numri i të infektuarve të konfirmuar bëhet 1981. Këtë e tregojnë të dhënat e Shtabit Operativ Kombëtar. Të prekurit e rinj janë nga Sofja – 16 veta, nga Pleveni dhe Razgradi – nga 3 veta, Bllagoevgradi – 2, Vidini dhe Pazarxhiku – nga 1 veta.
Ndër personelit mjekësor ka 5 të rinj të infektuar, 4 prej tyre - në spitalin e kryeqytetit “Pirogov” dhe 1 në Pazarxhik. Me ta numri i përbashkët i punonjësve mjekësorë të infektuar është 214.
Të hospitalizuarit me Covid-19 janë 385 persona, 58 prej tyre ndodhen në reparte dhe klinika të mjekimit intensiv.
Gjatë 24 orëve të fundit 1 njeri me koronavirus ka vdekur – bëhet fjalë për një burrë 72-vjeçar nga qarku i Silistrës me sëmundje të tjera shoqëruese. Ai është shtetas i Britanisë së Madhe, i cili ka jetuar tek ne. Me të numri i të vdekurve me diagnozë Covid-19 bëhet 91. Të shëruarit janë 461.
Kryeministri Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë më 19 shkurt në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Bullgaria mori një ftesë nga Pallati Elysee..
Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e shpenzimeve nuk do të kalojë 40 për qind të PBB-së. Projektbuxheti përfshin programin e investimeve..
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..