Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Sllënçev Brjag” përgatitet për sezonin turistik

Foto: BGNES

50% më të ulëta janë çmimet për përdorimin e infrastructures dhe shërbimeve në vendpushimin detar bullgar “Sllënçev Brjag” (Sunny Beach). Këtë e shpalli shoqëria aksionare, e cila menaxhon kompleksin e pushimit. Sipas planeve çmimi për parkim të makinave brenda vendpushimit ulet nga 2 leva (1,02 euro) deri më 1 lev (0,51 euro) për një orë.

“Po përgatitin infrastrukturën në mënyrë që të jemi gati për hapjen e sezonit turistik pas 1 qershorit, në se situata epidemiologjike lejon këtë”, komentoi Zllatko Dimitrov, drejtori ekzekutiv i shoqërisë aksionare “Sllënçev Brjag”.

Pas hapjes së kompleksit vazhdimisht do të zhvillohen dezinfektime të sipërfaqeve të gjelbra, shëtitores pranë detit, parkingjeve dhe vendeve ku grumbullohen shumë njerëz.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rosen Zheljazkov

Bullgaria evakuon ambasadën e saj nga Teherani në Baku

Misioni diplomatik nuk po mbyllet, por përkohësisht ambasada bullgare po zhvendoset në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku. Këtë e shpjegoi për gazetarët në Sofje kryeministri Rosen Zheljazkov. 17 shtetas bullgarë, përfshirë 12 diplomatë, tashmë u..

botuar më 25-06-19 12.34.MD
Georg Georgiev

Ministri i jashtëm theksoi se “identiteti dhe gjuha maqedonase” nuk kanë lidhje me integrimin e Shkupit në BE

E drejta ndërkombëtare nuk merret me njohjen e identiteteve dhe gjuhëve – kjo vlen edhe për çështjen e Maqedonisë së Veriut. Këtë e deklaroi ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev, i cituar nga BGNES. “Formulime si “njohje e identitetit..

botuar më 25-06-19 10.26.PD
Ministria e Punëve të Jashtme

Dy shtetas bullgarë u evakuuan me sukses nga Irani

Pas përpjekjeve intensive dhe të pandërprera të Ambasadës bullgare në Teheran, dy shtetas bullgarë u evakuuan me sukses nga territori i Republikës Islamike të Iranit, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. Shtetasit kaluan kufirin..

botuar më 25-06-19 8.54.PD