Brenda 24 orëve të fundit në Bullgari ka rezultate të 1387 PCR testeve për koronavirus. U konstatuan 65 raste të reja të të infektuarve, njoftuan nga Shtabi Operativ Kombëtar në brifingun mëngjesor më 13 prill. 25 prej të porsainfektuarve u vendosën në spital. Prej rasteve të reja në Sofje ka 24 të infektuar, në Bllagoevgrad – 8, në Vidin – 6, në Jamboll – 6, në Plleven dhe Sliven – nga 4, në Pazarxhik, Razgrad dhe Pernik – nga 3, në Pllovdiv – 2, në Kjustendill dhe Ruse – nga 1.
Rastet e regjistruara të Covid-19 në Bullgari bëhen 2069, prej të cilave 255 janë personel mjekësorë. Te data e sotme (13 prill 2020) në spital janë të vendosur 365 persona, 51 prej të cilëve janë në repartet intensive.
Brenda 24 orëve të fundit vdiqën 3 veta dhe kështu numri i përgjithshëm i të vdekurve bëhet 96.
U shëruan 23 pacientë të rinj dhe kështu numri i të shëruarve bëhet 499 veta.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..