Presidenti Rumen Radev iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për dispozitat në Ligjin për Shëndetin dhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme epidemike në vend. Kreu i Shtetit kundërshton të drejtën e Këshillit të Ministrave për ta shpallur gjendje të jashtëzakonshme epidemike, mungesën e afatit përfundimtar të vazhdimësisë së masës, kriteret formale për vlerësimin e rrezikut për jetën dhe shëndetin e njerëzve dhe kufizimin joproporcional të të drejtave të tyre.
Sipas Presidentit amendamentet në Ligj e largojnë nga standardet kushtetuese, të cilat lejojnë kufizimin e të drejtave kryesore. Injorohet edhe roli i pushtetit legjislativ në këtë proces, thuhet në argumente.Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..