Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për pasurinë e gjelbër të Bullgarisë

Terrenet pyjore zënë 30% nga territori i Bullgarisë

| rinovuar më 20-05-18 7.48.PD

I padyshimtë është kontributi i pyjeve për cilësinë e jetës së njerëzimit. Madje në Islandë u qe drejtuar apel njerëzve që ti përqafojnë pemët, që të mund të evitojnë në ndonjë farë mënyre izolimin të shkaktuar nga pandemia e Covid-19. Pyjet dhe zonat e pyllëzuara në Bashkimin Evropian janë me sipërfaqe 182 milionë hektarë, që përbën 5% nga të gjithat në botë. E para është Suedia me 30,5 milionë hektarë sipërfaqe me pyje. E ndjek Spanja me 27,6 milionë hektarë. Në polin tjetër është Malta me pyje prej mezi 1,1% nga territori i saj.

Sipas të dhënave të Agjencisë Ekzekutive të Pyjeve sipërfaqja e përgjithshme e territoreve pyjore në Bullgari është 3,8 milionë hektarë, ose rreth 30% nga territori i vendit. Rreth 30 lloje pemësh japin pamjen e tyre. Pema më e vjetër në vendin tonë është një lis shekullor i cili është në moshën mbi 1600 vjet, por pemët shekullorë në Bullgari janë rreth 2300.

Nga Agjencia llogarisin rritje të sipërfaqes së përgjithshme të territoreve pyjore – që nga viti 1960 deri në vitin 2017 ato janë rritur me mbi 600 000 hektarë. Për këtë me siguri ka ndihmuar dhe fushata e pyllëzimit e Nikolla Rahnevit - Gorata.bg. Tanimë 8 vjet me radhë qëllimi i saj është mbjellja dhe pyllëzimi nga ana e vullnetarëve të rreth 1 milionë pemëve në vendin tonë. Pritet që ajo të përfundojë  gjatë kësaj vjeshte, me qenë se deri në këtë moment ata janë tanimë 902 000.

“Mënyra më e lehtë që të kuptosh diçka në të vërtetë dhe në thellësi, është që ta përjetosh. Pas ngjarjeve tona njerëzit transformohen. Fëmijët, të cilët marrin pjesë në iniciativat tona për mbjelljen e pemëve ose rritjen e pemës “personale”, në të ardhme mund të bëhen motori i ndryshimit pozitiv.”

Sipas të dhënave të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë pranë OKB-së çdo vit humbasin rreth 130 000 kilometra katrorë prej pyjeve botërore për shkak të shpyllëzimit. Njëkohësisht në botë ka mbi 1 miliardë hektarë territore me pyje të shkatërruara, të cilat mund të rivendosen. 

Dijet e bullgarëve lidhur meçështjet mjedisore janë duke u rritur gjatë viteve të fundit, është tepër kategorik Nikolla Rahnev:

“Ky është një funksion i natyrshëm i faktit se, në botë vëmendja ndaj natyrës është duke u rritur. Mes shkaqeve për këtë  janë ndryshimet klimatike, fatkeqësitë dhe madje pandemia e tanishme. Shoqëria jonë po zhvillohet dhe gjërat ndryshojnë si nga sasia ashtu dhe nga cilësia”.

Mbjellja e një peme i bën njerëzit më të përgjegjshëm ndaj botës, është kategorik Nikolla Rahnev. Me kalimin e kohës ata të cilët kanë dëshirë të përfshihen në fushatat e pyllëzimit bëhet më shumë. Ata nuk kanë një profil tipik  -marrin pjesë njerëz të ndryshëm, por ajo e cila i lidh është se janë “njerëz të mirë”, thotë themeluesi dhe organizatori i iniciativës Gorata.bg:

“Njerëzit më të rinj janë më kureshtarë dhe kërkojnë dije më të shumta. Pjesëmarrësi ynë më i ri në fushatë është një bebe e cila është 9 ditëshe, kuptohet e shoqëruar nga dy prindërit e vet. Janë përfshirë dhe njerëz në moshën mbi 90 vjeç. Ata janë me origjinë të ndryshme, me status shoqëror dhe profesione të ndryshme.”

Pavarësisht se për Nikolla Rahnevin çdo një pemë e prerë është një fatkeqësi e madhe, ai medon se problemi më i madh ekologjik për Bullgarinë nuk është prerja e paligjshme e pemëve, por ndotja - e ajrit, e tokës, ndotja nga shtëpitë dhe nga industria. Sipas tij orët në shkollë kushtuara kësaj teme janë të pamjaftueshme.

“Në qoftë se tani përqendrohemi mbi edukimin dhe arsimimin e fëmijëve, nxënësve dhe njerëzve të rinj dhe u japim atyre mundësi të fitojnë dije të lidhura me mbrojtjen e natyrës, pas disa dhjetëvjeçarëve ata do të mund të ndërtojnë një shoqëri, e cila do të zgjidhë të gjitha problemet, për të cilat ne sot nuk kemi përgjigje”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: gorata.bg


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare

Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

Ditën e djeshme filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare e cila do të zhvillohet në auditoret e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës në periudhën 1-25 korrik 2024 . Kjo shkollë verore, e para dhe e vetmja e këtij lloji,..

botuar më 24-07-02 11.35.PD

Specialistët e filologjisë franceze në vendin tonë kanë mundësi të mira për realizim profesional

Traditat frankofone në Bullgari kanë një histori të pasur që daton që nga epoka e Rilindjes Kombëtare Bullgare. Edhe atëherë, kultura dhe gjuha franceze respektoheshin tek pjesa më e arsimuar e shoqërisë sonë si bartëse e vlerave evropiane. Dhe në..

botuar më 24-07-02 7.10.PD

Ka pasur shumë interes për kontrollet mjekësore të organizuara nga Bullgaria në Kukës të Shqipërisë

Ekzaminimet multidisiplinare falas të kryera nga ekipet mjekësore bullgare dhe shqiptare në Kukës tërhoqën mbi 300 persona në dy ditët e fundit të qershorit. Ekzaminimet u transmetuan nga mediat kryesore shqiptare, duke përfshirë Radio Televizionin..

botuar më 24-07-01 10.48.PD