Numri i të papunëve në fillim të krizës u rrit shumë, kishte nga 9000 të papunë të regjistruar në kuadrin e një dite. Tani, si rezultat i masave, rritja e të papunëve të regjistruar u ngadalësua. Sipas të dhënave për 13 majin të regjistruarit janë 1538. Pak mbi gjysmën prej tyre – 833 të papunë, kanë deklaruar se regjistrohen për shkak të krizës së koronavirusit, tha Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Denica Saçeva.
Masa për pagimin e rrogave 60/40 do të vazhdojë edhe pas datës 1 korrik, por me një “dizajn” të ri. Pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme ajo u zgjat deri në 30 qershor. Masa funksionon tashmë 45 ditë dhe do të ketë bisedime me punëdhënësit për zgjatjen e saj, por me disa ndryshme, saktësoi Ministrja Saçeva.Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..