Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Marrëveshja me “Siemens” për lokomotivat do të nënshkruhet më 21 maj

Foto: arkiv

Marrëveshja me kompaninë “Siemens”për blerjen e 10 lokomotivave do të nënshkruhet më 21 maj. Tenderi nuk është kontestuar, bëri të ditur Ministri i transportit Rosen Zheljazkov. Lokomotiva e parë pritet se do të furnizohet deri në fund të vitit 2020. Gjatë vitit 2021 Hekurudhat Bullgare do të marrin të gjitha lokomotivat e tjera.

Për 28,4 mln. euro Hekurudhat Bullgare përvetësojnë 10 makina Smartron, bashkë me pajisjen e konsumit për 3 vjet dhe për 600 000 kilometra të kaluara. Lokomotivat do të jenë siguruar për të gjitha rreziqet dhe me afat garancie 36 muaj.

Nënshkrimi i kontratës për blerjen e 16 trenave është pezulluar për shkak të 2 ankesave. Njëra tashmë ka kaluar të gjitha instancat gjyqësore dhe nuk është pranuar nga ato, kurse e dyta do të shqyrtohet nga Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi I motit për 20 gushtin 2025

Të mërkurën moti do të jetë kryesisht me diell, me shtim të përkohshëm të vranësirave. Vetëm në disa zona të veçuara, kryesisht në rajonet malore dhe lindore, priten reshje të shkurtra. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26° dhe 31°,..

botuar më 25-08-19 7.35.MD
Bojko Borisov

Bojko Borisov: Qëllimi ynë afatgjatë duhet të jetë paqja e qëndrueshme në Ukrainë

“Qëllimi ynë afatgjatë duhet të jetë paqja e qëndrueshme në Ukrainë, e cila mund të arrihet vetëm nëpërmjet partneritetit të ngushtë ndërmjet BE-së, SHBA-së dhe vetë Ukrainës. Një paqe që garanton sigurinë e qytetarëve ukrainas, stabilitetin rajonal..

botuar më 25-08-19 5.07.MD

Kërkohen punonjës me paga nga 1077 deri në 13 mijë leva

Sipas të dhënave të Agjencisë Bullgare të Punësimit, janë rreth 11 mijë vende të lira pune nëpër zyrat e punës, njofton gazetarja e BNR, Maria Kostova. Pagat fillojnë nga 1077 leva – që është paga minimale mujore – dhe arrijnë deri në 13 mijë leva për..

botuar më 25-08-19 12.02.MD