Në saje të bullgarëve jemi të gjallë, ata janë një popull tolerant. Këtë e deklaroi në filmin “Brezi i ardhshëm” gjen. Gabi Ashkenazi, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite dhe Ministër i tanishëm i Punëve të Jashtme të shtetit izraelit.
Gjenerali Ashkenazi erdhi për herë të parë në Bullgari për shkak të filmit. Ai është trashëgimtar hebrenjsh nga Plovidivi, na tregon Jakov Xherasi, kryetar i Organizatës Botërore Sioniste – Bullgari. Premiera e filmit dokumentar u zhvillua para disa muajsh në Izrael. Atje ishin të pranishëm Kryeministri bullgar Bojko Borisov dhe gjen. Ashkenazi, i cili nga data 17 maj është gjithashtu Ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë e koalicionit të Benjamin Netanjahu, deklaroi Xherasi.Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..