Brenda 24 orëve të fundit tek ne u zbuluan 24 raste të reja të koronavirusit. 10 prej tyre u pranuan në spital. U testuan 874 veta, ndërsa krahinat aktive janë 5. Kështu numri i përgjithshëm i të infektuarve arriti 2259. Këtë e njoftoi kryeinspektori shtetëror shëndetësor docent Angell Kunçev në brifingun e rregullt të Shtabit Operativ Kombëtar për Covid-19. Nuk ka raste të reja të zbuluara te fëmijët. Punonjësit mjekësorë që janë të infektuar janë 242 dhe brenda 24 orëve të fundit ka 2 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 646 ose 28.6 për qind nga të infektuarit. Nga të gjithë të vdekurit 73 janë burra, ndërsa 39 – gra. Mosha mesatare e të vdekurve është 66.5 vjeç. 299 veta janë të hospitalizuar, ndërsa në aparate të frymëmarrjes janë 39.
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..