Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbi 19 tonë mish nga Polonia do të asgjësohet për shkak të salmonelës

Agjencia Bullgare për Sigurinë e Ushqimeve
Foto: babh.government.bg

Agjencia Bullgare për Sigurinë e Ushqimeve konstatoi praninë e salmonelës në mish pule të dërguar nga Polonia. Dërgesa është me 19 695 kilogramë kofsha pule. Mishi nuk ka arritur deri në dyqanet e tregtisë me pakicë, informuan nga Agjencia.

Para më pak se një muaj një dërgesë tjetër me  32 tonë mish pule nga Polonia ishte asgjësuar nga autoriteti përgjegjës përsëri për shkak të salmonelës.  




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

43% e bullgarëve e presin me optimizëm vitin 2025 në plan personal

Vlerësimet e bullgarëve për vitin e kaluar në planin personal ndryshojnë vazhdimisht dhe thellësisht nga ato të situatës në vend dhe në botë. Sipas 22% të bashkatdhetarëve tanë, 2024 ishte më mirë për ta dhe familjet e tyre, krahasuar me 24% të bullgarëve..

botuar më 24-12-26 4.23.MD

Në fshatin Mogiljane u nderuan viktimat e “Procesit të Rilindjes”

Një miting i madh përkujtimor pranë fshatit Mogiljane, komuna e Kirkovos (Bullgari Jugore), shënoi 40 vjetorin e protestave të turqve bullgarë kundër të ashtuquajturit “Proces i Rilindjes” dhe ndryshimit të detyruar të emrave të tyre. Në mesin e të..

botuar më 24-12-26 2.37.MD
mali Vitosha

Dëbora e madhe ka mbuluar Vitoshën, rrugët në mal nuk janë të pastruara

Hapja e sezonit të skive në Vitosha – mali rrëzë të cilit ndodhet kryeqyteti bullgar Sofje – ishte planifikuar për sot, por qarkullimi në rrugët malore për momentin është i pamundur për shkak të borës së madhe. Borëpastruesit po pastrojnë borën që bie..

rinovuar më 24-12-26 1.27.MD