Pandemia nga Covid-19 ndryshoi axhendën dhe mënyrën e jetës të milionë bullgarëve gjatë muajve të fundit. Na bëri që të jemi më të përulur, dhe të përkujdesur për të afërmit dhe miqtë tanë, por dhe të kërkojmë një vend, ku qe të jemi larg dozës ditore të ankthit, të cilën e marrim nga lajmet rreth kësaj teme, një vend, nga i cili të ikim dhe të largohemi nga realiteti negativ dhe të jemi shumë më afër deri tek natyra dhe deri tek vetvetja. Kështu, me një dritë të re ndriçoi pamja e fshatit bullgar, ku gjithnjë e më shumë prona janë duke u përmirësuar dhe në to fillojnë të jetojnë ose pronarët e vjetër ose pronarë të rinj.
Një anketë e zhvilluar me njerëz nga fshati piktoresk rodopës Gella tregon se, ai ka potencialin të jetë shumë i populluar, por tani për tani gjallërohet vetëm në periudhën e verës. “Është një vend i shkëlqyer për pushim dhe për të ikur nga qyteti, por gjatë periudhës së dimrit është absolutisht e pamundur që të mbetemi këtu”- thotë para Radios Kombëtare Bullgare një grua nga fshati.
“Rruga drejt fshatit Gella spastrohet rregullisht. Kishte një autobus, por që nga viti i kaluar për në fshat nuk ka asnjë lloj transporti. Njerëzit kanë makina, por jo të gjithë - ndan vështirësitë e fshatit malor një banuese tjetër vendase. Ka dhe turistë të cilët vijnë. Dyqani është një i vetëm dhe shumë i vogël. Por, si të duash të ketë dyqan, kur nuk ka njerëz. Gjërat janë të lidhura. Këtu është shkëlqyeshëm për pushim, por jo dhe për të jetuar vazhdimisht. Për një izolim është e shkëlqyer.”
Nga ana e tyre ekspertët në biznesin me prona të paluajtshme tregojnë se presin një rritje të interesit ndaj pronave suburbane . Si një pasojë pozitive e Covid-19 konsiderohet fakti se njerëzit zbuluan një mënyrë të re të jetesës dhe të organizimit, e cila të përshtatet më mirë me psikikën dhe ritmin ditor. Pak nga pak po hedhin vështrim drejt vendeve të populluara, të cilat nuk janë në një afërsi të drejtpërdrejtë me qytetet e mëdha.
“Është bukur të jetosh më larg qytetit - jo në një largësi prej 5 kilometrave, por mbase në 50 ose 100 kilometra larg - mendon ndërmjetësi Gjeorgji Pavllov.
Specialisti i pasurive të patundshme prognozon ndryshime dramatike në turizëm, të shkaktuara nga ajo që po ndodh gjatë muajve të fundit - shumë nga bashkatdhetarët tanë, të cilët gjithsesi vendosin të pushojnë gjatë kësaj vere, mbase do ta realizojnë në ndonjë fshat bullgar.
“Shumë i rëndësishëm është efekti psikologjik - sqaron Pavllov. Ne që të gjithë jemi mësuar të jetojmë në mënyrë sociale. Në një moment, në të cilin na vunë për dy muaj në një situatë të kontakteve të kufizuara sociale, një pjesë nga njerëzit zbuluan se në fakt kjo u pëlqen. Ata do t’i ruajnë këto zakone të tyre dhe do të kërkojnë mënyrë që vendet e tyre për pushim të mund të jenë të izoluara nga zhurma e madhe dhe nga qyteti. Unë mendoj se kërkimi i shtëpive për banim në zonat periferike dhe për turizëm - në fshatra, do të rritet. Por, duhet të ketë një produkt adekuat, i cili të propozohet në treg”.
Shtëpitë dhe banesat e shkretuara nuk do të pakësohen, sepse dhe popullsia çdo vit pakësohet me 50 mijë veta, kurse banesat po shtohen, vë në dukje akoma Pavllov.
Ka një rilindje të interesit ndaj pronave fshatare dhe ai është i lidhur me situatën e pandemisë, mendon kryetarja e Shoqërisë Kombëtare “Pasuri të paluajtshme” për qytetin Plovdiv dhe regjionin Dafina Gudova. Familjet e reja e drejtojnë vëmendjen e vet ndaj rajoneve, të cilat janë afër me zonat urbane. Interes ka dhe për vilat, të cilat gjenden në vendpushime, sqaroi ajo.
Por, në disa raste, për një pronë e cila është e larguar nga qendrat administrative dhe ka një infrastrukturë të keqe, kërkohen shumë para. Është krejtësisht e shpjegueshme- thotë Gjeorgji Pavllov. Ja përse:
“Një nga shkaqet janë taksat e ulëta në Bullgari, të cilat çojnë deri në faktin që banesat të përdoren si mënyrë për akumulimin e pasurisë, që mund të ruhet. Në asnjë vend tjetër të botës nuk është kështu. Kudo taksat e pronës janë relativisht të larta dhe kjo i detyron përdoruesit e tyre vërtet t'i përdorin ato. Një pronë të papërdorur mund t’i lejojnë vetes vetëm njerëzit të cilët janë shumë të pasur. Ne nuk përdorim resurse, mbase për 10-20 miliardë euro, të investuara në banesa. Thënë sinqerisht nuk pres që kjo të ndryshojë”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BTA
Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..
Për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zgjedh sërish përfaqësues të popullit. Ashtu si në votimin e fundit në qershor të këtij viti, pjesëmarrja në votime është e ulët. Sipas një sondazhi të Radio Bullgarisë në qendër të Sofjes,..
Personat me aftësi të kufizuara në Bullgari përballen me shumë vështirësi në jetën e tyre. Por përveç pengesave thjesht fizike, ka edhe pengesa në nivelin e aksesit në informacion dhe shërbimeve administrative. Edhe në ditën e zgjedhjeve, kur të gjithë..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të..