Më 19 maj gjuajtës bullgarë, rumunë dhe turq për reagim të shpejtë zbatuan një mision ajror policor për eskortimin e dy bombarduesve strategjikë rusë Tu-22M3 mbi Detin e Zi.
Pilotët rusë kanë fluturuar mbi ujëra neutrale, afër hapësirës ajrore të NATO-s. Bombarduesit dhe dy gjuajtësit Su 27, të cilët i kanë eskortuar, kanë hyrë në një zonë identifikimi, ndërsa misioni është realizuar nën komandën e NATO-s. Në aksionin ajror policor kanë marrë pjesë dy avionë rumunë MIG-21, dy avionë bullgarë MIG-29 dhe dy avionë turq F-16, shkruhet në faqen e Facebook-ut të Komandës së Bashkuar Ajrore të NATO-s.
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 13 gradë. Në Sofje do të jenë rreth 9°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Atmosfera do të jetë e paqëndrueshme dhe do të formohen vranësira rreth mesditës. Do të ketë reshje të..
Shoqata e Operatorëve Turistikë dhe Agjentëve të Udhëtimit Bullgarë pret një ngadalësim të rritjes së turizmit në Bullgari për shkak të situatës së pafavorshme ekonomike në shumë nga tregjet e emetimit. Për momentin, është e vështirë të parashikohet..
Konfederata e Punës "Podkrepa" reagoi ashpër kundër masave të përgatitura për një regjim më të favorshëm për punësimin e personelit nga vendet e treta jashtë BE-së. Kryeekonomisti i sindikatës, Atanas Kacarçev, i tha BNR-së: "Qeveria po..
Presidenti synon ta referojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Por kjo nuk do të ndikojë në raportin e pritur nga Komisioni Evropian mbi gatishmërinë e..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 14°. Në Sofje, do të jetë rreth 8°. Gjatë ditës , nga perëndimi në lindje, do të ketë..
Presidenti Rumen Radev ftoi bizneset japoneze të investojnë në Bullgari. Ai mori pjesë në një forum ekonomik në Tokio, të organizuar nga Organizata e..