Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për veprimtarinë e një klubi letrar bullgar në Izrael

| rinovuar më 20-05-25 10.48.PD
Porti në Jafa​
Foto: pixabay.com

Të magjepsur nga gjuha, kultura dhe letërsia bullgare një grup intelektualësh bëjnë pjesë në rrethin letrar “Një rreze dielli” në Jafa të Tel Avivit. Ideja është e Moni Papo – mbajtësi i çmimit shtetëror për arritje të larta krijuese për librat e vet në gjuhën bullgare.

Klubi është themeluar para afro 40 vitesh dhe përfshin rreth dhjetë poetë dhe shkrimtarë të cilët krijojnë veprat e veta në gjuhën bullgare, të cilën dikur e kanë mësuar në shkollë.

“Gjatë viteve të para Moni Papo ndihmonte me këshilla dhe të gjithë respektoheshin njëri tjetrin – na tregon bashkëshortja e tij Deni Papo. –Anëtarët e klubit përpiqeshin të shkruanin dhe t’i botonin librat e veta vetëm në bullgarisht.Moni i takonte me shkrimtarë të mëdhenj bullgarë, si Ljubomir Levçev, Boris Hristov, Koljo Kolev, kur ishin për vizitë në Izrael, por pas kësaj filluan thashethemet, mendjengushtësia, grafomania dhe ai u largua.”

Pas ndryshimeve politike në Bullgari në vitin 1989 në Izrael mbërritën akoma bullgarë. Ndër emigrantët e rinj kishte edhe shkrimtarë, të cilët ishin tërhequr nga mundësia për t’u përfshirë në veprimtarinë e klubit letrar bullgar.

Medi Benado, më vonë një prej drejtuesve të klubit dhe organizatore e leximeve mujore publike, na tregoi për pjesëmarrjen e vet të parë në një prej takimeve të klubit.

“Atëherë kryetar i klubit ishte Natan Elazar. Ulem në radhën e parë. Flasin për shkrimtarët. Gjeta të gjithë emrat e tyre – Beti Leon, Jona Shtvarc. Jakov Eskenazi. Shumë prej tyre shkruajnë edhe në bullgarisht, përveç në gjuhën hebraike. Ky takim ishte shumë interesant për shkak të këngëve, tregimeve, vjershave...”

Medi Benado nuk do të harrojë një grua të moshuar, e cila në fund të takimit mezi hipi në skenë dhe tha:“Këtu takohem me miqtë e mi, flasim bullgarisht, ndajmë kujtimet tona. Për shumë njerëz si unë kjo është një gjë e mrekullueshme.”Papritmas i rrodhën lotët dhe këtej e tutje ajo i organizonte takimet e klubit.  

Një ditë, kur katër fëmijët e saj ishin rritur, Medi Benado i tha babait të saj se do që të shkojë në ekskursion në Bullgari. Ajo u nis bashkë me prindërit për vendin ku ka lindur.  

“Takime, njerëz të njohur dhe në fund them: “Babi, a mund të shkoj dhe ta shoh shtëpinë ku kam lindur?” – i kujtohet ajo. – Hipëm në tramvajin në qendër të Sofjes dhe udhëtuam deri në stacionin “Podujane”. Ishte e ngrohtë, por ndjeva një erë deti dhe sikurse njerëzit e shumtë në tramvaj më përqafonin. Kur u zbrita që në qoshe pashë shtëpinë, të cilën mendoja se nuk e kisha mbajtur mend. I pash qartë ngjyrat, këmbët.U kujtova se si vinin mysafirët në shtëpi, si hipja në tryezë për të deklaruar vjersha, si më inkurajonin për t’u lutur. Ndërsa unë, një vajzë e vogël katër vjeçare, këndoja lutjen e Gjyshit Vazov për fëmijë.”

Që në aeroplan Medi Benado i premtoi vetes për t’i treguar të gjitha përjetimet e veta në një libër. Në fillim ndiente vështirësi për t’u zhytur në të kaluarën, por gradualisht kujtimet filluan të sqaroheshin.

“Pasi shkruaja tre vjet i thash vetes se duhet të kthehem në Bullgari që të shoh nëse gjithçka e treguar është e vërtetë – edhe për liqenin me zambakët në Kopshtin e Borisit, edhe për shtëpinë në rrugën “Janko Sakëzov” në kryeqytet, ku dikur kemi banuar– i kujtohet Medi Benado. – Doli se gjithçka ishte atje, ashtu siç e shkruaj në libër. Shkova në shtëpinë e gjyshes dhe i bëra fotografi gardhit, vizitova edhe qytetin Svoge, ku isha në sanatorium pasi isha shëruar nga një sëmundje e rëndë.

Dhe kur libri u botua në Izrael, Medi Benado iu drejtua redaktorit të një libri mësimor për klasën e katërt në shkollat e arsimit të përgjithshëm me lutjen për të përdorur kapitullin e fundit, ku është përshkruar mbërritja e saj në Bullgari.

Dy muaj më vonë ajo mori një libër leximi me titull “Medi Benado mbërrin në Izrael” dhe para syve të saj përsëri u shfaqën të gjitha kujtimet. Ajo përsëri hipi në anije dhe sheh nga larg “vendin tonë”. Përsëri çuditet me rërët dhe palmat.Pasi pamjet e imagjinuara shpërndahen Medi Benado lexon pyetjet ndaj nxënësve: Si ndihet Medi e vogël duke e parë nga larg Jafën? Çfarë u thotë prindërve të saj?”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një maratonë teatri dhe kinemaje 36-orëshe fillon në Akademinë Teatrale

Një maratonë teatri dhe kinemaje tridhjetë e gjashtë orëshe do t’i prezantohet publikut në Sofje nga të diplomuarit e Akademisë Kombëtare të Arteve Teatrale dhe Filmike “Krëstjo Sarafov”. Edicioni i 20-të do të mbahet nga 25 deri më 27 prill. Sipas..

botuar më 25-04-25 6.15.PD
Në mes Lili Ivanova së bashku me Ivan Hristov (majtas) dhe Andrej Arnaudov

Për ikonën e estradës bullgare Lili Ivanova po xhirohet një film biografik

Është duke u realizuar një film artistik për jetën e Lili Ivanovës, njoftoi ekipi i emrit më të madh të estradës bullgare. Filmi mban titullin e punës “Lili– dashuria është jetë”. “Faleminderit të gjithë ekipit në “Mezhdinna stancija” për..

botuar më 25-04-24 11.26.PD

Plovdivi pret Festivalin Ndërkombëtar të Arteve Rrugore ShestFest

Marioneta dhe kukulla gjigante, shfaqje me zjarre, statuja të gjalla, një makinë teatri, një procesion muzikor dhe karnavali janë pjesë e ngjarjeve në programin e Festivalit Ndërkombëtar të Arteve Rrugore ShestFest. Veprimtaria do të mbahet nga 24..

botuar më 25-04-24 5.55.PD