Mbështetësit e Platformës së qytetarëve “Izpravi se.BG” (Çohu.BG) nga 20 qytete bullgare u mblodhën para ndërtesës së Këshillit të Ministrave në qendrën e Sofjes, ku është organizuar një protestë.
Ish-Avokatja e Popullit dhe kryetarja e lëvizjes “Izpravi se.BG” Maja Manollova deklaroi se aksioni është kundër qeverisjes aktuale të kabinetit të tretë të Kryeministrit Bojko Borisov dhe më konkretisht kundër mungesë së hartës së qartë rrugore për përballimin e papunësisë, falimentimeve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe rritjes së pakontrolluar të çmimeve të korrentit, ujit dhe ngrohjes qendrore.
Protestuesit janë ulur në karrige dhe respektojnë distancën e detyrueshme fizike.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..