Shteti shpalli një skemë të re për mbështetje të biznesit, të cilën mund ta përdorin firmat e mëdha. Vlera minimale e granteve do të jetë 15 mijë euro, kurse ajo maksimale – 51 mijë euro. Shuma do të llogaritet në bazë të xhiros vjetore të kompanisë për vitin 2019 dhe do të jetë me vlerë 1% prej saj, bëri të ditur gazeta “Kapital”.
Për këtë ndihmë janë siguruar 156 mln leva, apo 80 mln euro. Shuma vjen nga buxheti i programit operativ “Inovacione dhe Konkurrueshmëri”. Ndihma është për firma, të cilat nuk kanë përdorur ndonjë formë tjetër të mbështetjeje shtetërore për mbajtjen e personelit në kushtet e krizës së pandemisë.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..