Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 443 veta për Covid-19, 6 prej të cilëve kanë dhënë rezultat pozitiv. Këtë e bëri të ditur Shtabi Operativ Kombëtar.
Kështu numri total i rasteve të Covid-19 te ne shkoi në 2433, ndërsa të shëruarit janë 862 veta.
Rastet e ripohuara (gjithsej 6) gjatë 24 orëve të fundit janë 1 në Bllagoevgrad, 1 në Pazarxhih, 1 në Plovdiv dhe 3 në Sofje. Në spital ndodhen 235 pacientë.
20 prej tyre janë vendosur në reparte intensive dhe klinika. Një prej rasteve të konstatuara gjatë 24 orëve të fundit është i një mjeku në një spital të kryeqytetit.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..