17 janë rastet e reja të koronavirusit në Bullgari gjatë 24 orëve të fundit, tregojnë të dhënat pas testimit të 1557 vetave.
Numri total i të infektuarve me koronavirus deri tani është 2460, tha doc. Dimo Dimov, sekretar i Shtabit Operativ Kombëtar. Janë hospitalizuar 217 pacientë, 22 prej të cilëve janë në reparte intensive. Nuk ka persona të infektuar nën moshën 18 vjeçe. Ndër rastet e reja ka një punonjës mjekësor.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 32 pacientë. Bashkë me ta numri i të shëruarve që nga fillimi i krizës shkoi në 912.
Tri gra të moshës mbi 70 vjeçe me sëmundje shoqëruese dhe koronavirus të diagnostikuar kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit.Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev. "Kush mendonte se parlamenti mund të hyjë në këtë..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i Këshillit të Ministrave. Ai uroi anëtarët e rinj të Komisionit Evropian për zgjedhjen e tyre dhe u uroi..
Gjatë natës do të mbajë mot me vranësira me reshje shiu, në zonat e larta perëndimore me borë. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në rajonet lindore nga 5° deri në 8°, në Sofje - rreth 0°. Të shtunën do të mbajë mot i..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..
Fillimin e edicionit të 22-të të nismës bamirëse "Krishtlindja Bullgare" e caktoi presidenti Rumen Radev në Dobriç. Motoja e fushatës është “Të japim..