Kur Pandemia e Covid-19 e kufizoi transportin ajror nëpër të gjithë botën, shumë nga fluturimet ndërkombëtare u shtynë dhe shumë njerëz u gjendën në një kurth nëpër aeroportet. Nga njëra anë nuk mundej që të largoheshin nga shteti, në të cilin ndodheshin për punë ose në ekskursion, kurse nga ana tjetër hotelet ishin të mbyllura, që të mund të qëndronin në to. Kështu, strehimi i vetëm i mundshëm, por ilegal dolën aeroportet e mbyllura. Në një situatë të ngjashme ndodhi dhe një vajzë shurdhmemece bullgare, me një fluturim të anuluar, në aeroportin ndërkombëtar “Ben Gurion” në Tel Aviv.
Vetëm mund të supozojmë sesi është ndier, kur në vend që të hipë në avionin për në Bullgari është ndodhur e bllokuar në aeroport. Ajo madje nuk e ka kuptuar se është shpallur një gjendje e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë. Ka qenë e pamundur të kthehet në Tel Aviv, për shkak të masave të rrepta anti-epidemike të autoriteteve izraelite. Një çudi e vërtetë është sesi bullgarja ka mundur të kalojë 5 ditë të tëra në aeroport, derisa nuk ndeshet me një qytetar rus, i cili e njofton ambasadën bullgare në Tel Aviv për të. Sinjalin për qytetaren e pikëlluar dhe të përvuajtur bullgare e pranon Nikollaj Zashev, shefi i zyrës konsullore në ambasadën bullgare, i cili menjëherë kontakton dhe lidhet me të.

“Po atë ditë shkova që ta vizitoj në vend dhe i shpura për të ngrënë. Kjo ndodhi në kohën e masave të karantinës. Ajo doli se është në një pozitë shumë të vështirë, sepse nuk mund të komunikonte lirshëm me njerëzit e tjerë. Kishte ardhur në Izraeli si turiste dhe në momentin kur vjen koha për t’u kthyer në Bullgari, ka kuptuar se, fluturimi i linjës ajrore bullgare është i anuluar. Bëmë të gjitha përpjekjet e nevojshme që të mund të zgjidhim këtë rast. Ambasadori na shpërndau detyrat dhe filluam të kërkojmë fluturimin e parë të mundshëm, që të mund të kthehet vajza në Bullgari”.
Varianti i parë i mundshëm për riatdhesimin e bullgares ka qenë pas 3 ditëve, por në këtë rast është dashur që ajo të mbetet edhe 3 ditë të tjera në aeroport. Për zgjidhjen e suksesshme të problemit ka ndihmuar një firmë turistike vendase e cila ka gjetur biletë. Pavarësisht dhe me disa transferime përmes Minskut, Parisit dhe Barcelonës, kjo ka qenë mundësia e vetme:
“Gjatë gjithë kohës mbaja lidhje me kolegët e mi - konsuj në Minsk dhe Paris, të cilët po kështu më ndihmuan për kthimin e saj të suksesshëm në shtëpi. Pas kësaj dhe një nga fluturimet e Parisit qe anuluar. Menjëherë hymë në lidhje me të dhe e ndihmuam që të vazhdojë. Në fund fare, pas të gjitha peripecive të ndodhura ajo u kthye gjallë e shëndosh në Bullgari. Vajza e konfirmoi mbërritjen e vet dhe më falënderoi. Unë nuk e vlerësoj këtë si ndonjë heroizëm të madh. Do ta bëj këtë për secilin. Thjesht rasti i saj është pak më i veçantë”, bën konkluzionin Nikollaj Zashev.
Shpresojmë që historia e turistes bullgare në Izraeli të shërbejë si një shenjë veprimi për secilin, i cili ka rënë në një situatë të ngjashme. Është e rekomandueshme që të mbajmë me vete numrat aktualë të telefonave të misioneve diplomatike të shtetit tonë në vendet të cilat i vizitojmë.Dhe të mos të kemi frikë dhe të shqetësohemi të kërkojmë ndihmë në rast nevoje.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: EPA/BGNESRaportohet një interes në rritje për faqen e re të “Bulgaria Wants You” vetëm një muaj pas lançimit të saj, njoftoi organizata. Mbi 10 000 përdorues të rinj janë regjistruar. Për krahasim, ky është numri i të gjitha regjistrimeve në faqe që nga..
Inspektorati Shtetëror i Transportit është, organi që merret me kontrollin e trafikut të mjeteve të rënda në territorin e vendit dhe që është pjesë e Agjencisë Ekzekutive të Administratës së Transportit (IAAA), pas rastit të fundit, ndoshta më të..
Popullsia e riprodhimit të lejlekëve të bardhë - një nga zogjtë më të dashur në vendin tonë - është rritur me 33 për qind në vitet e fundit, sipas të dhënave nga një regjistrim ndërkombëtar i cituar nga BGNES. Sipas rezultateve, në Bullgari janë..
Nga 1 janari 2026, tarifa për lëshimin e një karte identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh për një person të moshës 18 deri në 70..
"Gëzimi që shihni në sytë e njerëzve që keni ndihmuar nuk mund të përshkruhet me fjalë, duhet të përjetohet!" Kjo u nda nga Veneta Terzieva dhe Valentin..